"Mazhoranca i beri hapat e saj, presim nga PS"
Ashtu sic ishte njoftuar, mbreme ne oren 20:30 eshte zhvilluar takimi i pare politik, mes kreut te mazhorances Berisha dhe kreut te opozites Rama. Takimi eshte zhvilluar ne mjediset e Kryesise se Kuvendit dhe ka zgjatur per gati 100 minuta. Kryeministri Berisha ka qene i shoqeruar ne kete takim nga kryetari i Grupit Parlamentar dhe nenkryetari i Partise Demokratike Astrit Patozi, ndersa kryetari i opozites Rama ka qene i shoqeruar nga kryetari i Grupit Parlamentar dhe Kryetari i Asamblese se Partise Socialiste, Gramoz Ruci. Pas takimit si Rama ashtu edhe Berisha, kane dhene opinionin e tyre shkurtimisht ne lidhje me ate cfare eshte diskutuar ne kete takim 100-minutesh, por u duk qarte se si kreu i opozites ashtu edhe kreu i mazhorances kane qene teper te rezervuar, duke mos dhene shume detaje, rreth bisedes se zhvilluar.
Kryeministri Berisha
Pas takimit kryeministri Berisha, eshte shprehur se mazhoranca ne kete takim ka vajtur me nje qendrim, vendosmeri dhe me nje perpjekje per zgjidhje konsensuale te ketij problemi ashtu sic e percakton kushtetuta ne frymen dhe ne germen e saj. Berisha u shpreh me saktesisht, se "kushtetuta e percakton kete zgjidhje si, zgjidhje kushtetuese te tre raundeve te para". Kryeministri ka theksuar faktin se ne kete takim eshte bere nje shkembim i hapur i mendimeve dhe pikepamjeve mbi procesin. Gjithashtu kreu i Partise Demokratike, ka lene te kuptohet faktin se aktualisht mazhoranca i ka bere hapat e saj, tashme pritet te hedhe opozita hapin e saj. "Ju tashme e dini qe mazhoranca ka bere hapat e vete, ka bere terheqjet e veta ka bere paraqitjen nga nje fushe jashte interesave te ngushtave partiake, duke i dhene perparesi perpjekjes serioze, per nje zgjidhje konsensuale te opozites dhe besojme, mendojme se dhe opozita do te beje hapat e saj", - u shpreh kryeministri Berisha, ne prononcimin e tij para mediave. Ashtu si edhe kreu i opozites, edhe kryeministri Berisha nuk eshte ndalur ne emra konkret, duke deklaruar se, ne tryeze jane shprehur qendrimet, pozicionet, jane elaboruar modalitetet e perpjekjeve per konsensualitet dhe ky, sipas Berishes, ishte e tere ajo cka u diskutua ne kete takim.