E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Kuvendi zhvillon sot raundin e dyte te votimit



Kuvendi do te zhvilloje sot ne oren 10:00, raundin e dyte te votimit per presidentin e ardhshem te Republikes. Ky vendim eshte marre ne seancen e dites se enjte ku deputetet e Kuvendit me 74 vota pro dhe 57 kunder, vendosen qe sot te zhvillohej raundi i dyte i votimit. Opozita nga ana e saj votoi kunder, pasi kerkonte qe votimi i dyte te mbahej me 5 qershor, por mazhoranca me shumice votash vendosi 4 qershorin, pra diten e sotme per zhvillimin e raundit te dyte. Raundi i pare u zhvillua me 30 qershor, ishte nje raund bosh pa kandidatura, pasi palet nuk arriten ne nje emerues te perbashket, megjithese mazhoranca kishte arritur ne nje emer konkret si kandidat per presidenti z. Xhezair Zaganjori. Emer ky, i cili nga ana e opozites u konsiderua si kandidature e njeanshme e sjelle vetem nga ana e shumices. Aktualisht ende nuk ka nje kandidature ligjore, pra nuk ka mbledhur 20 firmat qe kerkon kushtetuta per ta kaluar emrin ne komisionin e ligjeve dhe me pas te kryhej votimi ne seance. Deri me tani kane qarkulluar disa emra si kandidate per postin e presidentit, por ende asnjeri nuk ka mbledhur 20 firmat per te qene kandidat zyrtare. Sipas kushtetutes ne tre raundet e para duhet qe te votojne 3/5 e deputeteve pra te kete 84 vota, dhe nese kjo nuk arrihet atehere ne raundin e kater presidenti zgjidhet me 71 vota, ose sic njihet ndryshe me shumice te thjeshte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›