E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho nuk është kandidat i Anglisë

Jose Mourinho nuk është kandidat për selektor të ri të Anglisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Press Association Sport që duke cituar burime brenda Federatës angleze të Futbollit (FA) ka përjashtuar mundësinë e angazhimit të portugezit në vend të Fabio Capellos për Euro 2012.

Stuart Pearce është emëruar përkohësisht në detyrë kurse menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp konsiderohet favorit për të marrë drejtimin e ekipit Kombëtar. FA ka njoftuar se do të emërojë selektorin e ri në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›