E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbёrrin edhe nё Shqipёri magjia e Samsung Smart TV

Për herë të parё nё vendin tonё Samsung prezanton gjeneratёn e fundit tё Samsung Smart TV. Pёr tё prezantuar fjalёn mё tё fundit tё teknologjisё televizive, nё mbrёmjen e sё enjtes Samsung organizoi një aktivitet nё ambientet e hotel “Sheraton” me tё ftuar specialё nga fusha e biznesit, artit dhe medias. Tё ftuarit specialё patёn mundësinë tё provonin eksperiencёn e veçantё tё Samsung Smart TV dhe risitё qё ky produkt ofron sё bashku me njё paketё shёrbimesh të përfshira në njё. Mё shumё se 1000 vizitorё e ndoqёn eventin live nё internet, falё transmetimit direkt nga albeu.com. Kjo ёshtё një formё e re prezantimi produkti e implementuar pёr herё tё parё nё Shqipёri. Duke përdorur teknologjinë bashkёkohore dhe interaktivitetin në rrjetet sociale, Samsung Smart TV ёshtё platforma e duhur qё ju mundëson komunikimin me miqtё si dhe pёrcjelljen e fotografive. Pёrpos mundësisë për të parë video të ndryshme që gjenden online, ky TV garanton tri risi unike për të gjithë përdoruesit. Samsung 2011 Smart TV LED dhe Plasma sjellin pёr herё tё parё aplikacione si “Smart Hub”- in e ri nga Samsung, i cili ёshtё njё sistem i thjeshtё menuje i pёrdorur pёr tё lidhur dhe zbuluar njё gamё tё gjerё produktesh. earch ALL – Pёrdoruesi ka mundёsinё e kёrkimit dhe shikimit tё videove, jo vetëm nё kanalet televizive, por dhe në internet nga faqe të ndryshme. Nё morinë e aplikacioneve tё tjera, Samsung Smart TV mundëson përdorimin 3D nё një ekran high-definition. Web Browser, ofron akses tё palimituar nё çdo faqe web nga TV. Pra, bashkё me Samsung Smart TV ju blini dhe njё kompjuter ndёrveprues.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›