E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbahet në Tiranë Kupa e Shqipërisë në judo, për senior dhe kadetë

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë u zhvillua Kupa e Shqipërisë në judo, për senior dhe kadetë.

Ndeshjet me rivalitetin më të lartë ishin ato ndërmjet Krista Kovaçit dhe Fjoralba Markut për femra, bëri të ditur sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Në përballjet e meshkujve veçohen ato në kategorinë -73kg, që ishte kategoria me pjesëmarrjen më të madhe dhe fitues u shpall Xhovani Shkoza i Vllaznisë, si edhe në kategorinë -90kg, ku fitues u shpall Jon Vrenozi i Vllaznisë.

Vlen për t’u përmendur numri në rritje i vajzave që marrin pjesë në sportin e Judos dhe puna serioze e trajnerëve Shkurt Cullhaj, Luigj Shkoza, Altin Pergjergji dhe Erind Cara. /j.p/

1 nga 5

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›