Ndeshja Shqipëri-Ukrainë, kryeqyteti ndizet nga tifozët e Kombëtares

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon këtë të martë në orën 20:45 sfidën e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Në ‘Air Albania’ kuqezinjtë përballen me Ukrainën.
Ndërkohë tifozët e Kombëtares janë nisur drejt stadiumit “Air Albania”, të veshur kuqezi, ndërsa këndojnë këngë patriotike dhe hedhin flakadanë.
Edhe këtë herë tifozët e Kombëtares nuk e kanë lënë vetëm ekipin dhe në stadium pritet që numri i tyre të jetë më shumë se 21 mijë.
Në ndeshjen e kaluar, Shqipëria barazoi 0-0 kundër Çekisë, po në Tiranë.
Pragsfida me Ukrainën, atmosferë festive në Tiranë, Foto: Agim Dobi 1 nga 7