Mbahet takimi i rradhës së Task Force për Reformën rregullatore

-Kryeministri Berisha theksoi se pas heqjes së 2/3-ave të licencave në mbarë vendin, ato që do të mbetet do transferohen në One Stop Shop. Lista përfundimtare do të bëhet shumë shpejt publike.
Nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha u mbajt sot mbledhja e radhës e Task Forcës për reformën rregullatore ku u analizua puna e bërë deri më tani në drejtim të reformimit të sistemit të liçensave; aktet nënligjore dhe ligjore që janë marrë e duhet të ndërmerren për heqjen e 2/ 3-ave të lejeve e liçensave në mbarë vendin si dhe nisja e punës për etapën e dytë: transferimin e lejeve dhe liçensave të mbetura në sistemin One Stop Shop.
Pasi vlerësoi punën e bërë deri më tani, të raportuar në këtë takim nga ministrat, Kryeministri Berisha theksoi se duke ndjekur praktikën më të përparuar ndërkombëtare dhe shembullin e krijimit të qendrës së biznesit, liçensat e mbetura do të kalojnë në One Stop Shop.
Kryeministri theksoi gjithashtu se me legjislacionin e ri, që po përgatitet për lejet dhe liçensat, do të aplikohet në të gjitha rastet parimi “Heshtja është pranim”.
Në fund të këtij takimi u rezultua se së shpejti do të përfundojë lista e plotë e liçensave, e cila do të bëhet menjëherë publike.