Mbarë Kosova feston ditën e Flamurit dhe Pavarësisë
Organizatat shqiptare i kanë mbushur rrugët dhe sheshet kryesore të Prishtinës me mijëra flamuj. Veprimtaritë festive nisin rreth mesditës në sheshet kryesore, si ''Skënderbej'' dhe ''Nënë Tereza'', etj.
Ndërkohë, ambasadori i parë i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, me rastin e kësaj feste priti drejtues dhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës, përfaqësues ndërkombëtarë, personalitete të shquara, ndër të cilët presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
Presidenti Fatmir Sejdiu në urimin e tij theksoi se ''28 Nëntori shënon festën e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, të cilët e festojnë me krenari Ditën e Flamurit që përkon edhe me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë''.
''Shqipëria është model i suksesit të demokracisë. Republika e Shqipërisë, si faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon, ka dëshmuar se është model i suksesit të demokracisë, i fqinjësisë së mirë, i lirisë, i prosperitetit dhe i zhvillimit ekonomik'', deklaroi kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.