Rikonstruktohet rruga në Lushnje pas 20 vitesh
Pas 20 vitesh nis rikonstruksioni i segmentit rrugor nga kryqëzimi i Plastmasit në kryqëzimin e autostradës Lushnje-Fier. Premtimi i kryeministrit Sali Berisha për asfaltimin e këtij segmenti, bëhet realitet vetëm pas dy javësh. Menjëherë firma ndërtuese ka nisur punimet për zgjerimin e rrugës si dhe vendosjen e kanalizimeve të munguara në këtë aks. Segmenti në fjalë është nyjë kyçe e jugut të vendit. Është e vetmja rrugë që lidh rrethin e Lushnjes me zonën e Beratit, Skarapar, Kuçovë etj. Për këtë qëllim, drejtuesit e automjeteve shprehen të kënaqur me investimin, pasi i lehtëson qarkullimin.
Afati për përfundimin e punimeve është 3 muaj. Fondi prej 58 milion lekësh është akorduar nga qeveria shqiptare. Rruga për herë të parë do të ketë trotuare nga të dyja krahët e saj, ndërsa gjerësia e rrugës është 10 metër. Në çdo 30 metra do të ketë puseta kontrolli për kullimin e ujërave të bardha. Trotuaret sipas projektit do të shtrohen me pllaka dekorative. Deri dje ky segment i ishte nënshtruar mirëmbajtjes asnjëherë nuk ishte bërë investim madhor. Rruga ka qenë me gropa të thella që vështirësonin kalimin nëpër të të automjeteve.