Solana Takime në Prishtinë
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, viziton sot Kosovën. Gjatë pasdites ai do të takohet me Presidentin dhe kryeministrin e Kosovës. Më pas, shefin e diplomacisë evropiane do ta njohë me zhvillimet e fundit të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, kreu i këtij misioni, Iv de Kermabon. Para vizitës në Kosovë Solana tha se EULEX është misioni më ambicioz i Bashkimit Europian. Një ditë më parë diplomati europian qëndroi në Beograd ku edhe paralajmëroi liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Serbisë. Turi i tij ballkanik parashikon ndalesa edhe në Shkup dhe Podgoricë