Sërish bombë në Preshevë, dy të plagosur
Dy persona janë plagosur nga shpërthimi i bombës në qytetin e Preshevës, i banuar me popullatë shumicë shqiptare. Shpërthimi ka ndodhur përballë ndërtesës ku banojnë anëtarët e forcave të policisë së Serbisë. Të plagosurit janë dërguar në spital me plagë të lehta. Lajmin e bën të ditur Ministria e Brendshme në Beograd, e cila nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj ngjarje. Ky është incidenti i dytë i tillë në pesë ditët e fundit në Luginën e Preshevës. Të enjten e shkuar dy policë serbë u plagosën në po të njëjtën zonë kur një person i panjohur hodhi në granadë në makinën e tyre. Kjo zonë konsiderohet si një vatër tensioni mes forcave serbe të rendit dhe popullsisë shqiptare.