Mblidhet Parlamenti i ri europian
Pas fitores së të djathtës, Parlamenti i ri Europian është mbledhur në Strasburg në ditën e parë të punimeve në fokusin e së cilës ishte zgjedhja e kryetarit të ri, kryeministrit polak Jirzhi Busek. 555 vota pro u hodhën për polakun, ndërsa lajmërimi i ish-Presidentit në largim Hans Gert Pottering u prit nga një duatrokitje të gjatë. Zgjedhja e Busek përfaqëson një moment historik për Europën që për herë të parë sheh se si në podiumin më të lartë të asamblesë ngjitet një eksponent i vendeve ish-komuniste. Parlamenti i ri numëron 785 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Pritet që në ditët në vazhdim Kryeministri suedez Frederik Rajnfeld do t'u prezantojë deputetëve programin gjashtëmujor të kryesisë suedeze me BE-në. Prioritetet kryesore të Suedisë janë lufta kundër krizës ekonomike, papunësia dhe ndryshimet klimatike por edhe Ballkani. Në PE deri më tani ekzistojnë gjashtë fraksione nga të cilat më e fuqishme është Partia Evropiane Popullore, Kristiano-konservative me 265 deputetë, dhe Lidhja popullore e Socialistëve dhe demokratëve 184. Deputeti më i ri është Emil Turunen 25 vjeç nga Danimarka, anëtar i fraksionit të gjelbërt, ndërsa më i moshuar është italiani Çirijako de Mita 81 vjeç.