E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbaron fushata, nis hetimi mbi bizneset që nuk paguajnë



Fushata zgjedhore i ka larguar bizneset nga detyrimet, duke parashikuar të ardhura të ulëta për muajin qershor. Situata nisi të ndihej që në maj, ndërsa bizneset në rrethe filluan të bojkotonin detyrimet periodike ndaj Tatimeve, duke financuar fuqishëm fushatën zgjedhore. Megjithatë, efekti nuk u ndje tek të ardhurat në tatime, ku për 5 muajt e parë të këtij viti plani u arrit të tejkalohej. Por një kontroll i shumëfishtë në drejtoritë rajonale nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të ishte e duhur. Bëhet fjalë për një urdhër të brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ku urdhërohen plot 12 grupe kontrolli nga kjo drejtori në qytet kryesore, për të kryer kontrolle intensive në 12 drejtoritë rajonale, për të mbikëqyrur dorëzimin e detyrimeve për periudhën aktuale.

4 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›