Urdhri politik i Berishës, KQZ-ja shpall me 71 mandate koalicionin e PD-së
Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, ka shpallur rezultatin paraprak. Subashi: “Të dhënat janë ende duke u përpunuar, nuk ka akoma një rezultat”
Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një urdhri politik, e ka detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën të shpallë fitoren e 71 mandateve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”. Skandali bëhet akoma më i madh po të kihet parasysh se ky vendim rrëmben një mandat deputeti ende pa u hapur 6 kutitë e votimit të qarkut Fierit, të cilat ndodhen për numërim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas ligjit, KQZ-ja nuk mund t’i shpallë mandatet pa u shqyrtuar të gjitha ankesat e të gjitha partive politike për procesin zgjedhor. Deklarata paragjykon procesin e numërimit të votave nga ana e KQZ-së, e cila kuptohet lehtësisht që po me vendim politik të Berishës të shpallen të pavlefshme kutitë në fjalë, në mënyrë që PD-ja dhe koalicioni të kenë një mandat më shumë.
Deklarata
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, ka dhënë dje një deklaratë befasuese teksa ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 28 qershorit duke i konvertuar ato edhe me mandatet që do të kenë koalicionet në Parlamentin e ardhshëm. Sipas Ollit, koalicioni “Aleanca për ndryshim”, i drejtuar nga Partia Demokratike, ka fituar 71 mandate, duke nënkuptuar fitimin e mandatit të dytë të Partisë për Drejtësi dhe Integrim në qarkun e Fierit. Zëdhënësi i KQZ-së theksoi gjithashtu se koalicioni “Bashkimi për ndryshim”, i kryesuar nga Partia Socialiste, kishte fituar 65 mandate dhe koalicioni “Aleanca socialiste për integrim” 4 mandate. Praktikisht një deklaratë e tillë i jepte fitoren koalicionit të kryeministrit Berisha.
Subashi
Por, deklarata e Ollit është pasuar nga reagime të forta nga nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, tha se zëdhënësi Olli ka dhënë një deklaratë personale dhe absolutisht nuk ka komunikuar një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Subashit, rezultatet e zgjedhjeve janë ende duke u përpunuar dhe se KQZ-ja ende nuk ka marrë asnjë vendim për shpalljen e mandateve për secilin qark. Subashi tha se kjo deklaratë e Ollit është në kundërshtim të plotë me ligjin. Ajo shprehu keqardhjen për prononcimin e bërë nga zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli. Sipas saj, pavarësisht se Olli ka bërë një deklaratë personale, ai përfaqëson institucionin e KQZ-së dhe kjo deklaratë abuzive komprometon rëndë institucionin.
4 Korrik 2009