E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbasnandedheta ne poezine gege

Nje konference gjuhesore organizuar nje dite me pare nga Instituti i Promovimit te Vlerave Gjuhesore me teme Gegnishtja sot nxori problematiken me te madhe asnje nuk e di se si dhe me ckritere perdoret standardi sot Pak konkluzione pati pse tradita letrare nuk ushtrohet ne shkolla se shqiptaret nuk rriten gjuhesisht se sot ne shkolla akoma sherbehet standardi i 72-shit Ndonese u mbajten nje numer i madh kumtesash nuk pati nje pergjigje konkrete kundrejt pyetjes per perdorimin e gjuhes ne sistemin arsimor sot si duket kjo liri gjuhesore ka me teper ndjeshmeri nder shkrimtaret gege pjesa e mohuar si tradite letrare ndersa nje veshtrim se cfare ka ndodhur pas 90-s me poezine gege per zhvillimet e saj dhe disa perfaqesues te levrimit e solli poeti Lisandri Kola

Tashma asht ba e ditun se mbasnandedheta ne jeten shqiptare ka sjelle ndry-shime te llojshme. Perfshi nder to edhe dukuni te reja ne letersi. Ne letersi nis me u cue nji ere e re. Nisin me u kerkue shprehje te reja estetike ne prodhimin letrar. Krejt letersia jone duket se i ngjet nji rrekjeje per te perftue tipare te perkunderta me zhvillimet letrare deri te asoherme.

Ne nji gjendje te tille kaotike personalizimesh estetikash tue qene se u ra ne kontakt me autore te ndryshem te palejuem ma pare shpejtesie dhe etjeje u perudh edhe poezia gege. Se pari zhvillimi i poezise gege te mbas 90 deshmon per nji refuzim te variantit te njisuem se dyti per refuzim estetik te letersise se recetave te socrealizmit se treti per vazhdimesi genetike krejtsisht te natyrshme te tradites sone shekullore.

Pamja ne syte e mi asht e tille poezia gege e mbas 90 perfaqesohet me poete qe refuzuen me botue ne nji sistem te tille si rasti i Muhamet Ademit dhe Primo Shllakut po ashtu sigurisht edhe Zef Zorbes i cili na rezulton te pakten se botuemi te jete ne standard ndash tue perjashtue ndoj rast si poema lsquoBalade dritash per Lalin. Me poete qe nisen me lidhe ny penin e keputun te gegenishtes Arben Prendi Shpetim Kelmendi Ledia Dushi. Kuptohet qe ka edhe te tjere jo vetem poete te Shkodres e ma tej saj te cilet kane shkrue e ndihmue ne ecunine e poezise gege por kjo ligjerate nuk ka qellim shterues per arsye praktike.

Refuzimi estetik

M. Ademi asht nji poet i cili ban pjese ne rrethin e intelektualeve te viteve 40 dhe qe ka botue ne revistat lsquoFryma dhe lsquoKritika. Mandej me te ardhe ma pas periudha komuniste nuk botoi asnji poezi. Libri i tij i 1995 Thinjat u zbardhen kaloi ne heshtje me sa na ven ne dijeni N. Jorgaqi kurse libri Liria e fijes se barit Princi 2011 pret per tu lexue dhe per te mesue per modelin e poetit i cili krijon dhe nuk kerkon te bahet pjese e kritereve te asaj estetike te kohes.

Si natyre poezish poezia e Ademit na shfaqet me primje hermetike me model kryesor Ungaretin te cilit poeti i ka perkthye disa poezi te tij. Si sistem fonetik i gegenishtes Ademi na paraqitet me luhatje dhe me shmangie te tradites. Here-here kemi trajta qe i perkasin edhe variantit te njisuem. Kjo mbase mund te merret si nji primje koineje si shembulli i N. Dakajt me krijimtarine e tij. Poezite e Ademit dallohen per qenderzimin e unit lirik i cili asht balle nji realiteti kundershtues dhe pasqyrohet nji pjekuni artistike qe mbrendesojne lakonizmin. Poezia per te duket se asht deshmi e gjallimit te tij dhe ashtu ne menyre te fshehte te tshkruemit ai na verteton e meson se ky poet ka dite me heshte per poezine e paperlyeme.

Ne te njejten udhe ka veprue edhe P. Shllaku i cili mbas 90 ka nise me botue poezite e veta. Poezite e tij deshmojne per nji nivel te nalte artistik. Ne do poezi pasqyrohet ajo ane e erret e jetes shqiptare ne sistemin totalitar dhe ne vecanti te poetit sic asht poezia e kushtueme per axhen e tij Gj. Shllakun me titull 1945-sa. Primoja na e simbolizon poetin pak a shume si Albatrosi/Zgalemi i Bodlerit dhe poeti asht lsquopulebardhe te pernaftun qe ka boje por jo pupel... dhe ate shpalim kohor autori na e perfaqe si nji lsquoderr i frangjisun qe hedh sperme mbi vezet e pellumbit. Sa i takon sitemit fonetik Primoja ka operue ne disa menyra. Fillimisht asht disi ma i lire ne paraqitje grafemo-fonetike ku ka raste te perdorimit te trajtes nje e jo nji mandej shohim te paraqituna edhe shejat diakritike ne zanoret gjegjese e ne pergjithesi nji gegenishte qe ruen traditen e vet pikerisht aty ku u keput sikunder ban edhe L. Dushi.

Na e lidhem penin dhe balona jone asht ne qiell

Ky percaktim mund te perfshije te gjithe ata qe ne menyre logjike shkruejne e punojne ne gegenisht dhe japin frytnine e tyne.

Por le te ndalemi tek disa sosh. Prendi dhe Kelmendi si vijimtar te gegenishtes jane ma liberale ne pikepamjen fonetike te saj. Ka raste kur nuk njihen ma as mosrotacizmi /n/ nderzanore dhe as ruejtja e grupit ue. Te Kelmendi del edhe me ua dhe kemi nji mosvijimsi te trajtes nje e cila del edhe nji brenda se njejtes veper. Ndersa Prendi e ka te konsolidueme ne nje. Prendi shkon edhe ma pertej tue sjelle risi konceptuale fonetike te kuadrit leksematik ne traditshmenine e gegenishtes. Per shembull tek lsquoVashat nguten me u bacirc gra qysh ne poezine e pare Ne ora dhjete te darkes verejme nji personalizim te vargjeve ne raport me traditen qe permes nji ironie kalon ne kuptimin e perditshmenise gja qe te con ne njifare pesimizmi te cilit nuk mberrin mi shpetue. Ne nji pjese te ketyne vargjeve shohim edhe perdorimin e nji loje gja e cila arrihet me anen e letersise orale por qe synon te kontekstualizoje qellimin e rrefyesit lirik.

Megjithese keto poezi i tejshkon nji ere moderniteti dashje pa dashje ngrihen mbi themelet e nji tradite e cila perhere ka qene ndash le te themi ndash matrikull e identitetit tone etnik. Pra fjala asht per aspektet zakonore tonat te cilat verehen edhe ne nji nga poezite e ketij vellimi poetik. Me vargjet e maposhtme mund te heqim nji paralele me Kanunin e Lek Dukagjinit i cili nder te tjera thote se Shpia acircsht e mikut dhe e Zotit po ashtu ne keto dy vargje vihet re edhe prania e frazeologjise sone popullore ku perdoret konteksti percudnues i kesaj bote. Nji karakter shtrajtesues i vjeter sa vete kjo bote. Perjetim i gjithhershem per faren njerezore i cili shkaktohet prej vete njeriut.

Lirishten me drite ku prisja miqte dhe Zotin

E falen dreqit ca cakaj e cakallica mosmirenjohese

Bota asht nje vuejtje e madhe f. 13

Porse ne ndryshim me ligjet lakonike te Kanunit kjo poezi dallohet per nji paratekst ne te cilin aplikohet nji lloj mbishtresimi artistik ku tashma nuk jepet fjala Shpi por Lirishte e cila ka edhe drite. Dhe kjo Lirishte e cila mund te nenkuptohet si shpirti vetjak dhe botekuptimi i poetit ne kontakt me njerezit cakajte e cakallicat peson nji mosekzistence qe shnderrohet ne hi. Ndersa percaktori mbrapa ketij emni na ofron nji shumekuptimesi ku receptimi i lexuesit asht fare i hapun.

Nji nder vecorite e vellimit asht edhe operimi me koncepte matematikore apo metrologjike te cilat permbrendesohen ne vargjet e poezise tue dhane nji perftese me permbajtje reflektive Thyese per zgjidhje apo tek tjetra nji poezi ku perdoret vetetallja balle nji realiteti konkret Sinoptika e buxhetit personal per diten e sotme.

Te Kelmendi ne vepren e tij lsquoMaieutika autori shquhet per konspektivitetin e vargjeve dendesimi maksimal i mendimit i cili kerkon te nderhyje ne psiken e lecitesit. Dhe si estetike poetike mund te avitet me hermetizmin ndryshe sic avitet me misticizmin oriental tek Epifania ku ne njifare menyre po biem ne kontakt me nji kulture te bartun procedime e shembellime poetike qe shtratnohen ne poezine gege e ma gjane ne ate shqipe.

Tek Ledia sikurse e kam ba te ditun edhe ne artikullin tim per te ne vellimin e saj poetik te mbrame por edhe ne te dy tjeret hetojme po flasim per kah gjuha nji gegenishte te tradites ma thershme ndash diku tek Camaj e diku larg tij. Hetojme nji sintakse te cliret qe nuk barazohet me rendin tradicional te saj ruejtje leksikore te qellimta qe paraqesin edhe natyre stative te gegenishtes si gjuhe varg qe kerkohet me u perftue i ndryshem ndash i erret shpesh gjuhe simbolike e permase filozofike dhe padyshim pjekunine artistike e cila dallon me librat e pare te saj ne nji moshe ma te heret.

Pase kemi kaq shume trajta ne sistemin fonetik te gegenishtes

Fakti qe ne kemi kaq shume trajta te sistemit fonetik te gegenishtes pra shume shkrimtare qe ndryshojne prej njeni tjetrit ne paraqitjen fonetike perban karakterin e saj te forte per me qene e punueshme pra ajo asht nji toke e gratshme nuk asht djerrishte. Ne nuk kemi kodifikim te kesaj gjuhe per shkaqe te mesueme. Si mund te arrihet kodifikimi i saj ndash Se pari tue heqe idene e ekskluzivitetit cka don te thote se gegeshkruesit te mos metojne per personalizim te gegenishtes ndash ajo i perket rrafshit historik e tradites sone kombtare. Se dyti me ane te konsultave te vazhdueshme. Se treti te merret parasysh gjendja evolutive e saj tue ruejte e respektue edhe bazen e tradites sepse po verehen ne gegenishten e pjeses se Kosoves ndash por pse jo edhe ketej ndash qe togu ue po monoftogohet grafikisht madje ka edhe raste te tkurrjeve konsonatike vecan gr. mb nd etj. ku po e shkruejne maj e jo mbaj mys e jo mbys etj. Per mendimin tim gegenishtja nuk duhet te mbeshtetet ne parimin fonetik sic flitet te shkruhet ndash por te kete nji kodifikim grafematik qe dallon nga ai fonetik. Shembuj nga gjuhet e ndryshme te botes sa i takon ketij rasti kemi mjaft

Jezusi jam une

Tek vellimi im me poezi Ungjilli simbas Gjonit i cili asht ba pjese edhe tek botimi i Prishtines Dhiate e pakendueme drue se jane ba disa keqkuptime nga ana e nji sere lexuesish tue qene se kemi te bajme me prani tmotiveve biblike. Dhe mund te jete krijue ideja se kane perpara nji poet qe kerkon me blasfemue ndaj shkrimeve te shejta dhe religjionit e madje duhet te kene shkue ne etiketa te ndryshme.

Duhet sqarue ngase libri relativisht paraqitet i veshtire receptueshmenisht per arsye se kemi trajta lojnash te ndryshme si luejtja me paratekstet biblike DHV e DHR te cilat vihen ne nji kandshikim te perkundert. Kemi ironi diskurs divulgativ apoeticitet etj. ndash Dhe pyetja asht si mundet me pase keso sendesh me religjonin

Ne kete pike detajet biblike e personazhet biblike tek poezite e mia kane ardhe pa pasaporten e tyne d.m.th. une i kam pasaportizue me identitetin tim. Andaj Jezusi jam une biri i nji qytetari te thjeshte dhe jo biri i Atit.

Doktorant prane UT. Fakulteti i Historise dhe i Filologjise. Fjala e mbajtur ne konferencen Gegenishtja sot me teme Mbasnandedheta ne poezine gege verejtje permbi zhvillimet e saj poetike dhe disa perfaqesues te levrimit te gegenishtes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›