E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon kontrolli Panariti Tregtaret po i pergjigjen pozitivisht thirrjes sone

Prej disa ditesh Task-Forca e Bashkise se Tiranes vazhdon intensivisht monitorimin e tregjeve per te parandaluar rritjen abuzive te cmimeve ne prag te festimeve te fundvitit. Nenkryetari i Bashkise se Tiranes Edmond Panariti tha se ka nje ndergjegjesim te tregtareve per te afishuar cmimet sikunder vazhdon qendrueshmeria e cmimeve ne treg. Panariti ishte edhe dje se bashku me drejtues te AMK-se Drejtorise se Tatimeve dhe Policise Bashkiake ne tregjet e kryeqytetit. Ne rast te konstatimit te abuzimeve Panariti tha se do te zbatohet cdo atribut i ligjit sikunder emrat e subjekteve dhe pronareve do te publikohen ne media. Nenkryetari i Bashkise se Tiranes Edmond Panaritit tha Tregtaret i jane pergjigjur thirrjes sone per te afishuar cmimet dhe cmimet jane te afishuara ne menyre qe konsumatoret te marrin informacion te drejtperdrejte per cmimin. Po keshtu nga nje informacion paraprak qe mora une per cmimet e artikujve ushqimore te dites kemi nje qendrueshmeri te cmimeve per te gjithe artikujt baze te shportes e po keshtu per frutat dhe perimet. Nga ana tjeter Panariti theksoi se per ato biznese qe do te aplikojne ne menyre sistematike ulje cmimi Bashkia e Tiranes do ti promovoje. Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit do te shperndaje certifikata mirenjohjeje per keto biznese qe respektojne konsumatorin respektojne natyrisht edhe traditen e fundvitit traditen e festive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›