Dhuna ne familje Shqiperia pjese e Keshillit te Evropes

Qeveria shqiptare nenshkruan marreveshjen e vonuar ne Strasburg qe pritet te sjelle masa te rrepta ndaj dhunuesve
Ne Shqiperi dhuna ne familje dhe dhuna ndaj grave eshte nje nder problemet kryesore te gjithe shoqerise. Qeveria shpesh e ka denuar dhe ka marre masa ndaj ketij fenomen por perseri rastet e dhunes kane qene te shumta. Me gjithe punen ndergjegjesuese qe eshte bere vecanerisht gjate dhjete viteve te fundit per te sensibilizuar publikun qendrimet ndaj dhunes nuk kane ndryshuar shume. Veshtiresia e studimit te fenomenit rritet edhe me shume po te kemi parasysh se fenomeni ndodh prapa dyerve te mbyllura. Si i tille ai eshte i veshtire per tu vezhguar dhe studiuar nga afer. Vetem rreth 5 per qind e grave te dhunuara ne gjirin e familjes denoncojne dhunen e ushtruar ndaj tyre. I vetmi burim informacioni mbetet ne shumicen e rasteve vete viktima qe pas shume nenshtrimesh ndaj dhunes vendos te reagoje. Nga te dhenat ne nivel boteror te mbledhura ne dhjete vitet e fundit rezulton se dhuna ndaj grave eshte nje pengese ne procesin e zhvillimit te shoqerise njerezore.
Marreveshja
Shqiperia nenshkruan Konventen e Keshillit te Evropes Per parandalimin dhe luften kunder dhunes ndaj grave dhe dhunes ne familje dokument ligjor qe percakton nje axhende te re ne levizjen ne mbrojtjen e te drejtave te grave. Ne emer te qeverise shqiptare konventa u nenshkrua nga ministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta z. Spiro Ksera ndersa nga Keshilli i Evropes dokumenti u firmos nga zv. sekretarja e Pergjithshme e Keshillit te Evropes Maud de Boer Buquichio nje aktiviste e njohur e te drejtave te njeriut dhe promovuese e barazise gjinore. Gjate takimit me zv. sekretaren e Keshillit te Evropes znj. Maud de Boer Buquichio ministri Ksera deklaroi se qeveria shqiptare eshte e angazhuar per tiu bashkuar vendeve evropiane ne parandalimin dhe eliminimin e cdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qellim ashpersimin e denimeve per dhunuesit.Nga ana e saj zv. sekretarja e Keshillit te Evropes znj. Maud de Boer Buquichio pershendeti angazhimin e qeverise shqiptare per tu bere pjese e levizjeve ne mbrojtje te te drejtave te grave dhe pergezoi ministrin Ksera si nje aktivist i te drejtave te njeriut per angazhimin e tij politik per te avancuar ceshtjen e barazise gjinore ne Shqiperi.
Cfare do te sjelle kjo marreveshje
Para disa ditesh ne vendin tone eshte propozuar nje ligj ku dhuna te klasifikohet si veper penale per te gjithe ushtruesit e saj. Nenshkrimi i kesaj marreveshje perben nje nder kushtet e Bashkimit Evropian per te drejtat e njeriut. Te gjithe ata qe do te marrin persiper te kryejne dhune ndaj grave apo femijeve do te perballen me nje denime te renda. Ligji qe eshte propozuar nga perfaqesuesit e te drejtave te njeriut ne Shqiperi dhe qe pritet te miratohet se shpejti parashikon jo vetem denime te lehta por dhe burg deri ne 10 vjet per raste te perseritura. Gjithashtu do te hapet nje shoqate e re nga diplomatet e vendosur ne vendin tone ku te gjitha grate e dhunuara jo vetem do te denoncojne dhunen e ushtruar ndaj tyre por do te mund te marrin perkrahje dhe konsulta psikologjike.
1. Vetem rreth 5 per qind e grave te dhunuara ne gjirin e familjes denoncojne dhunen e ushtruar ndaj tyre
2. Ligji qe eshte propozuar nga perfaqesuesit e te drejtave te njeriut ne Shqiperi dhe qe pritet te miratohet se shpejti parashikon jo vetem denime te lehta por dhe burg deri ne 10 vjet per raste te perseritura