Mbërrijnë 32 biznese sllovene
Kanë mbërritur dje në Shqipëri 32 biznesmenë sllovenë, pjesë e delegacionit që shoqëron Presidentin e këtij vendi, Danilo Turk. Burime zyrtare nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë njofton se ardhja e sipërmarrësve të huaj lidhet me interesimin që kanë për të investuar në Shqipëri, në fusha të ndryshme. Për këtë qëllim, sqaron Dhoma, parashikohet të zhvillohet një forum i biznesit shqiptaro-slloven. Gjatë takimeve që do të zhvillohen sot, bizneset e të dyja vendeve do të diskutojnë ndërmjet tyre për të gjetur interesin e përbashkët. Aktualisht, për licencën e operatorit të katërt celular është në garë edhe një kompani e njohur sllovene. Ardhja e Presidentit slloven mund të shërbejë për të rritur akoma dhe më shumë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.