PERSE DO TE VOTOJNE SHQIPTARET?
Sondazhet e shpalosura së fundmi dhe që sollën jo pak tollovi në mjediset shqiptare, përveç që na kujtuan sërish se zgjedhjet e reja politike i kemi në prag, dëshmuan (sondazhi "Zogby International") se shqiptarët janë të shqetësuar së pari për papunësinë, pastaj për ekonominë dhe logjikshëm edhe për varfërinë, përpara se për korrupsionin në qeverisje, inflacionin, shëndetësinë dhe arsimin. Pa rënë pre e tundimit nëse këto të dhëna janë të vërteta apo jo, të besueshme dhe sa, fakti që ekonomia në përgjithësi zë vendin e parë të shqetësimit të shqiptarëve, vlen të analizohet pikërisht në këtë prizëm, në prizmin se përse do të votojnë shqiptarët, për ç‘oferta ata do të jenë më të ndjeshëm dhe për çfarë më pak të ndjeshëm. Respektivisht kjo do të thotë se për cilin program qeverisës ata do të angazhojnë dhe delegojnë pushtetin e tyre, thënë ndryshe votën. Nëse treguesit e mësipërm do të konsideroheshin të vërtetë, logjika ta do që kësaj radhe, ndryshe nga më përpara, shqiptarët për herë të parë do të votojnë si qytetarë të botës. Por sa ka mundësi që kjo të ndodhë? Sa ka mundësi që këtyre orientimeve t‘u përgjigjen programet qeverisëse që do të ofrojnë partitë politike në fushatën e radhës?
Logjika e thjeshtë të shtyn të mendosh se nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të thotë që struktura e marrëdhënieve mes individit dhe pushtetit të ketë ndryshuar rrënjësisht, domethënë që shqiptarët tashmë, ndryshe nga 18 vjet të shkuara, janë përfshirë në një marrëdhënie kontraktuale evidente me qeverinë e vet. Thënë më thjeshtë, kjo do të thotë që të gjithë shqiptarët, apo shumica e tyre, janë në marrëdhënie ekonomike me qeverinë, pra paguajnë taksat, e dinë efektivitetin e programeve qeveritare, njohin grafikun e projekteve të punësimit, të së ardhmes së diplomave të pafundme që po marrin nëpër shkollat po aq të pafundme që janë hapur, dinë se si do të shkojë fati i çmimit të mollëve që i kanë mbjellë thjesht dhe vetëm sepse kështu ka bërë edhe fqinji, dinë në ç‘raport do të jetë çmimi i mishit "bio" që ata prodhojnë krahasuar me mishin pa shije që vjen "zhaba" nga fundi i botës, dinë efektet e zbatimit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë, dinë se si përthyhet në koston e jetës së tyre aplikimi i tarifave të reja doganore, dinë… pra shumë gjëra që e orientojnë ekonominë e tyre të tukequr dhe që ndikojnë drejtpërsëdrejti në nivelin e tyre të jetesës. Duke pasur parasysh se shumë llogaritje nga të lartpërmendurat nuk janë në gjendje t‘i bëjnë as zyrat e specializuara, është e lehtë të kuptohet se shprehja e tyre sipas së cilës shqetësimet kryesore mbeten ato ekonomike, nëse nuk janë të trukuara, janë thjesht dhe vetëm reflektim i asaj që jetojnë gjithë ditën: varfërisë apo kushteve të mbijetesës në të cilat ndodhet më shumë se 60 për qind e familjeve shqiptare.
Mjafton të mbash parasysh se më shumë se popullsia e Shqipërisë jeton në fshat, që të rikujtosh se kjo pjesë e popullsisë është e lidhur me pushtetin vetëm emocionalisht, pasi sa kohë askush nuk paguan taksa, sa kohë nuk përfiton subvencione (edhe subvencionin e naftës për bujqësinë e ndaloi Gjana), sa kohë nuk paguan - ose paguan nën dorë, - për shëndetësinë dhe arsimin, kësaj pjese të popullsisë i mbetet të mos ketë marrëdhënie ekonomike të llogaritshme me qeverinë e vet. Sigurisht, ka një lidhje jo të drejtpërdrejtë të kësaj shtrese të popullsisë me qeverisjen, një lidhje që ka të bëjë me TVSH-në, me taksat indirekte etj., por aspak e lehtë të kuptohet dhe të përllogaritet.
Edhe e ashtuquajtura teori qesharake e mbajtjes fshehur se mund të na e "kopjojnë kundërshtarët", më shumë se sa produkt i një ndjesie démodé konspirative, ngjan të jetë më së shumti pikërisht shprehje e paaftësisë për t‘u dhënë përgjigje ca pyetjeve të thjeshta që shkulin mendjen e hallexhinjve dhe që lidhen drejtpërsëdrejti me faktin se sa kemi arritur të ndërtojmë realisht shtet, një shtet të qytetarëve që kanë një kontratë me qeverinë e tyre. Nëse vërtet ekonomia (papunësia, varfëria etj.) është shqetësimi i shqiptarëve, partive nuk u mbetet gjë tjetër veçse të vihen në garë me ndoca premtime që nuk duket të kenë lidhje me jetën e individit. Sikundër do të flitet edhe për zhgënjime 18-vjeçare, rrugë patriotike, lajthitje të njërit apo tjetrit lider, flamur dhe nder, marrëdhënie me botën - kryesisht SHBA-të dhe BE-në, - tradhti kombëtare, mbase edhe huqe njerëzore, perversione, foto të turpshme, foto të shëmtuara, pankarta hilanjoze…
Po, atëherë, përse do të votojnë shqiptarët kësaj radhe?
Në radhë të parë, ashtu si edhe në votimet pararendëse, shqiptarët do të angazhohen në këto votime falë vendeve të punës në shtet. Në renditjet e rëndësisë së këtyre vendeve të punës vendin e parë do ta zënë doganierët, policët, policët tatimorë, inspektorët, faturistët e energjisë elektrike, drejtorët e të gjitha niveleve. Nëse numri i të punësuarve në shtet është diku rreth 120 mijë persona, do të thotë se të paktën dyfishi, pra 240 mijë persona do të angazhohen "seriozisht" për një pjesëmarrje aktive në këto votime. Me togfjalëshin "angazhim serioz" nuk përjashtohet edhe manipulimi i rezultateve të këtyre zgjedhjeve. Përkundrazi.
Arsyeja e dytë pse shqiptarët do të votojnë kësaj radhe mbetet një ndjenjë përgjegjësie tashmë të edukuar ndër ne për sa u përket detyrimeve qytetare për ardhmërinë e vendit. Në këtë ndjesi përgjegjësie vijnë e kokolepsen edhe faktorë dytësorë, sikundër janë tradita familjare (ish-ballistë, ish-partizanë, familje dëshmorësh etj.…), pastaj janë marrëdhëniet me fqinjin (YZ i PD-së votoi, por unë nuk do të mbetem pas, ngrehu të shkojmë e të votojmë edhe ne, por për PS-në!), e kështu me radhë një pafundësi "shkaqesh" që vetëm arsye serioze për votim nuk janë.
Duket se një tjetër arsye e rëndësishme e pjesëmarrjes në votime do të jetë premtimi i "lëvizjes së lirë" në botë. Nëse nuk do të realizohet premtimi i paradokohshëm i ministrit të Jashtëm italian për liberalizimin e vizave me Italinë, atëherë opozita do të ketë një "armë" shumë të fortë në duart e saj, pa çka se në analizë të fundit ky liberalizim nuk lidhet aspak me preokupimet kryesore të shqiptarëve, që përmenda më lart, domethënë me përmirësimin e nivelit të jetesës në vend. Pjesë e kësaj "pakete" në mënyrë të pashmangshme ka për të qenë edhe niveli i marrëdhënieve me administratën e re të Uashingtonit. Iluzioni se Berisha ishte i lidhur vetëm me Bush dhe se me ardhjen e Obamës, duket se do të jetë Partia Socialiste ajo që do të përfitojë, ra qysh me takimet e fundit të Berishës në mëngjesin e lutjeve. Redaktori politik, beniamini i Ramës, Veliaj, nuk arriti të bëjë atë që pretendoi, përkundrazi, menjëherë pas promovimit të Obamës, u shfaq në një pozicion komplet të kundërt: në mbështetje të dy djemve shqiptarë, përcjellës të një nacionalizmi absolutisht të pafajshëm ku gjeti mundësinë për të shpalosur se nënshtrimi i klasës politike ndaj të huajve është i turpshëm.
Ndërkaq, fakti se më shumë se 200 mijë familje shqiptare janë në proces legalizimi të banesave të tyre, ka për të qenë një tjetër "gremç" që do të mbërthejë interesin e votuesit shqiptar. Këtë e ndjeu edhe Rama, i cili dy ditë më parë deklaroi se "legalizimin" do të mund ta bënte vetëm ai kur të vijë në pushtet.
Kështu, aradha e arsyeve se përse do të shkojnë dhe për çka do të votojnë shqiptarët kësaj radhe, duket se nuk ka asnjë ndryshim nga votimet pararendëse: ka për të qenë në një shkallë tejet të madhe një votim më së shumti emocional, ose i kontrolluar nga ca interesa të vogla e të pjesshme, pa çka se tepër të rëndësishme për jetën e thjeshtë njerëzore. Problemi fillon pikërisht këtu, te fakti se njerëzit sërish nuk do të votojnë për këto interesa parciale, ku interesi i përbashkët i zhvillimit humbet e tretet e mbetet pa mision.
Pa hyrë te "tradita" shqiptare e manipulimit të votës, mjafton vetëm fakti i mungesës së një objektivi dhe interesi të mirëfilltë të përbashkët shoqëror, që e ul ndjeshëm edhe kualitetin e votës.
E, një votë që niset e arsyetohet mbi kësilloj argumentesh, kuptohet që edhe mbetet lehtësisht e manipulueshme. Pavarësisht se nga kush.
Dhe tani të gjithë e dimë pse.