E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Virgin Group" mes blerësve për Hondan

Sipas burimeve pranë prodhuesit japonez, Honda, "Virgin Group", e drejtuar nga Sër Riçard Branson, ka bërë një ofertë për skuadrën që deklaroi tërheqjen nga Formula 1, për shkak të krizës botërore. Spekulohet se në rast të arritjes së marrëveshjes, pronari i ri do të mbajë shefin ekzekutiv, Nik Fri, drejtuesin e skuadrës, Ros Braun dhe tre drejtues të tjerë të Hondas. Vendimi për blerësin pritet të publikohet në fund të këtij muaji, edhe sepse Botërori në F1 starton më 29 mars, me Çmimin e Madh të Australisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›