Thellohet recesioni, edhe fasonët me paketë antikrizë
Pas ndërtuesve, një tjetër sektor lëshon sinjalin SOS. Prodhuesit e veshjeve, ndryshe fasonët, po shikojnë ditët e tyre më të vështira, si pasojë e krizës ekonomiko-financiare që ka përfshirë vendet e mëdha industriale. Një pjesë e aktivitetit të tyre lidhet me porosi që vijnë nga vende të BE-së, si Greqia, Italia apo Gjermania, të cilat me kohë kanë hyrë në recension. Si pasojë e rënies së prodhimit nga mungesa e tregut, rreth 15 ndërmarrje gjenden në prag falimenti, kurse afro 30 prej tyre nuk kanë kryer asnjë aktivitet gjatë muajit janar. Ashtu si ndërtuesit, Dhoma e Kombëtare e Veshjeve dhe e Prodhuesve, DHKPV, ka mbledhur së fundmi bordin drejtues, duke dalë në përfundimin se duhen marrë masa të menjëhershme. Fasonistët kanë përgatitur paketën antikrizë, e cila ka mbërritur prej disa ditësh në Kryeministri, ndërsa diskutimi i saj do të bëhet publikisht ditën e nesërme, në prani të ministrave Bode dhe Ruli. Në këto kushte mësohet se Ministria e Financave është duke përgatitur hartimin e një pakete fiskale të posaçme vetëm për prodhuesit e veshjeve, sektorë që mban me bukë rreth 50 mijë familje.
Masat
Në mbledhjen e fundit të bordit drejtues të DHKPV-së, mësohet se është diskutuar gjerësisht lidhur me lehtësitë fiskale dhe ekonomike që duhet të përfitojë sektori i prodhimit të veshjeve me material porositësi, në kushtet e krizës globale që ka filluar të japë efektet e veta edhe në këtë sektor. "Diskutimi brenda nesh ka marrë shkas nga një paketë fiskale, që është duke përgatitur qeveria (Ministria e Financave) dhe që do të diskutohet në një takim të përbashkët të përfaqësuesve të biznesit fasonist dhe të disa prej aktorëve kryesorë të qeverisë", u shpreh njëri nga anëtarët e Dhomës. Gjatë mbledhjes së zhvilluar pak kohë më parë, bizneset e këtij sektori i kërkojnë qeverisë përjashtimin deri në 50 për qind të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë të punësuarit në këtë sektor për periudhën e krizës. Ata kërkojnë që kontributet të paguhen nga qeveria, si mbështetje për sektorin në kushtet e krizës aktuale që ka sjellë mungesë të aftësisë paguese, ulje të prodhimtarisë nga mungesa e kontratave të reja të partnerëve evropianë, rrezikim për mbyllje të një numri të konsiderueshëm të ndërmarrjeve të këtij sektori.
Paketa
Propozimi i fasonistëve lidhet edhe me disa vendime të marra nga qeveria, të cilësuara si jo të duhura. Ndër to, prodhuesit propozojnë anulimin e vendimit nr. 285 të Këshillit të Ministrave për pagat referuese, "si një vendim që bie ndesh me kontributin real të të punësuarve të këtij sektori dhe që penalizon pa të drejtë punëdhënësit". Ata duan që pagat mbi të cilat të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të jenë pagat reale të sektorit dhe jo ato të rekomanduara nga VKM-ja e mësipërme. Një tjetër masë e propozuar në paketën antikrizë lidhet me përjashtimin nga tatim-fitimi i kompanive që punojnë me material porositësi për të gjithë periudhën e krizës, për të ndihmuar mbijetesën e kompanive të këtij sektori. "Ne kërkojmë, ndër të tjera, edhe faljen e gjobave dhe të kamatëvonesave të aplikuara nga entet shtetërore (Drejtoria e Tatimeve, Drejtoria e Doganave, Inspektorati Shtetëror i Punës etj.) për të mundësuar vijimin normal të veprimtarisë ekonomike të këtyre subjekteve, që janë prekur mjaft nga kriza globale ekonomike dhe financiare", shprehet një përfaqësues i DHKVP-së. Falja e dividentit të aplikuar sipas ligjit mbi fitimin e kompanive, si dhe disa masa lehtësuese për kontributet te punonjësit e ri, do të ishin disa ndryshime në favor të zhvillimit të sektorit. Për punëtorët e rinj, të deklaruar si të tillë në zyrat e punës, të aplikohet vetëm paga reale që rezulton nga përfitimi i produktit të realizuar dhe jo paga e referencës, si dhe të përjashtohen për një vit punëtorët e rinj nga pagimi i detyrimeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, duke e mbuluar këtë kosto nëpërmjet programit shtetëror të nxitjes së punësimit e kualifikimit profesional, që aktualisht e aplikon Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Qeveria
Kërkesat e mësipërme do të jenë objekt i diskutimit mes qeverisë dhe prodhuesve të veshjeve, të cilët insistojnë në miratimin e një pakete antikrizë. Deri tani qeveria nuk ka dhënë ende përgjigje ndaj këtyre kërkesave, të cilat kanë mbërritur me kohë në formë letre te Kryeministri. E vetmja shenjë reflektimi lidhet me vendimin e marrë dy muaj më parë, duke lejuar që punonjësve të rinj në sektorin fasonist kontributin ta paguanin vetëm 0.5 për qind të pagës bruto për muajin e parë, në një kohë që biznesi e kërkoi këtë masë për 6 muaj.