E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST: Sot Tirana,dy orë pa drita

Disa zona të Tiranës sot do të mbeten për rreth dy orë pa energji elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit-OST, njoftoi dje se, stakimi i energjisë elektrike do të kryhet nga ora 10.00, deri në orën 12.00. Burime zyrtare pranë OST-së sqaruan shkaqet e ndërprerjes të dritave, të cilat lidhen me ndërhyrjen në rrjet. "Gjatë këtyre dy orëve, do të kryhen punime në nënstacionin Tirana 1, për pasojë do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona të kryeqytetit", theksoi OST. Zonat që preken nga mungesa e energjisë elektrike do të jenë: Parku i Autobusëve, Lapraka, Rruga e Ambasadave, Pallati i Sportit, Rruga e Dibrës, Rruga e Barrikadave dhe rruga "5 Maji". Njoftimi i OST-së vjen pas urdhrit të Kryeministrit Berisha për të publikuar të gjitha oraret e ndërprerjes së dritave, në mënyrë që konsumatorit, konkretisht biznesit, t‘i lihet kohë për të vepruar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›