Vllaznia zhgënjen,ka harruar të fitojë
Kuqeblutë humbën 0-2 kundër ekipit serb Sevojno Uzhice
Kjo Vllazni nuk di të
fitojë. Këtë e tre
gojnë shifrat në ndeshjet miqësore në prag të sezonit të ri, teksa edhe dje, kuqeblutë humbën me rezultatin e pastër 0-2 ndaj skuadrës serbe Sevojno Uzhice. Ndërkohë, në këtë sfidë është gjetur edhe shkaktari i humbjes së shkodranëve. Ka qenë pikërisht një mbrojtës serb, i ardhur për provë te Vllaznia. Trajneri Mojash Radonjiç, duke përfituar edhe nga kjo miqësore, ka preferuar që ta aktivizojë lojtarin për të parë cilësitë e tij, por në fund ai rezultoi një dështim. Mësohet se të dy golat janë pësuar për gabime të tij.
Titullarët
Që nga minuta e parë, tekniku malazez e nisi ndeshjen me këta lojtarë: Vujadinoviç në portë, Smajli, Kraja, Rajoviç e Gocaj në mbrojtje, Shtubina, Hasani, Sykaj e Djepaxhia në mesfushë dhe dyshja sulmuese Nimani-Jumiç. Për mesfushorin shkodran Shtubina, kjo ndeshje ka qenë fatale, pasi ai është dëmtuar në minutën e 5-të dhe është zëvendësuar nga Vajushi. Ndërkohë, sipas stafit teknik, shkodranët kanë treguar një nivel më të lartë loje se ndeshjet e tjera në këtë pjesë të parë. Nuk kanë munguar rastet për shënim, por Nimani e Jumiç, dy të preferuarit e Radonjiç në sulm, ende nuk ia kanë shpërblyer besimin e dhënë. Me startin e fraksionit të dytë, Radonjiç ka aktivizuar pa përjashtim të gjithë lojtarët e tjerë. Duke filluar me Grimën, Belishën, Nallbanin, Sinanin, Kukajn, Kaçin etj. Megjithatë, kjo nuk ka ndryshuar asgjë në rezultatin e takimit. Në këtë grup lojta-rësh të aktivizuar, ka qenë dhe qendërmbrojtësi serb. Kur ndeshja po i drejtohej barazimit, serbi bëri dy gabime amatore.
Sulmuesit
Edhe në këtë ndeshje, sulmi nuk arriti të shënonte, duke treguar kështu një shterpësi të theksuar. është për t’u theksuar fakti se kuqeblutë zhvillojnë një volum të madh loje, duke krijuar raste, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Ky fakt e ka shqetësuar shumë stafin teknik, pas gjithë kësaj pune që është bërë deri më tani. Me sulmues si Sinani, Nimani, Kaçi e Jumiç, Vllaznia nuk po zhbllokohet. Në fakt, kroat i sulmit ka pranuar dhe vetë se nuk është në formën e tij më të mirë, por që Radonjiç është duke i besuar në maksimum. Pavarësisht rezultatit, stafi teknik ka vlerësuar me nota pozitive lojën e ekipit. Sidoqoftë, është fakt se ende nuk dihet se kush do të jetë formacioni ideal i shkodranëve. Trajneri Radonjiç ka bërë ndryshime të shpeshta, duke lënë të kuptohet se asnjë nuk e ka të sigurt vendin.