E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin ndihma e parë për Landin, pas apelit në gazetë

Apeli i lëshuar nga gazeta “Shekulli”, në ndihmë të familjes Xhaja në Tiranë, në shkrimin me titull “Nuk dua të jem xhuxh”, botuar më datë 15 dhjetor 2008, për fat të mirë nuk ka rënë në vesh të shurdhët. Kryqi i Kuq Shqiptar ka treguar solidaritet me familjen e varfër, duke i ofruar kësaj të fundit ndihma në ushqime dhe veshmbathje për një periudhë 1-vjeçare.

Anila Vrapi, koordinatore pranë Kryqit të Kuq, është shprehur në ceremoninë e dorëzimit të ushqimeve, se ky është vetëm hapi i parë, pasi më tej anëtarë të kësaj organizate do të shikojnë gjendjen në të cilën banon familja Xhaja.

Për të gjithë ata lexues, të cilët nuk kanë pasur mundësi të njihen me rastin e familjes Xhaja, shkurtimisht bëjmë të ditur se, kushtet në të cilat banojnë katër anëtarët e kësaj familjeje janë me të vërtetë skandaloze. Artikullin e plotë mbi Landin, mund ta lexoni në: http://www.shekulli.com.al/news/256/ARTICLE/37860/2008-12-15.html

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›