Tajlandezja, shfaqje shokuese në lojën me akrepë
Bashkëjetesa me kafshë e insekte nuk është ndonjë habi shumë e madhe. Por, jo kur bëhet fjalë për insekte të tilla që janë vërtetë shumë të rrezikshme.
Tajlandezja Kanchana Kaetkaew, e njohur si mbretëresha e akrepëve është në gjendje të befasojë publikun, ndonëse duke i dhënë një pamje gati shokuese dhe jo fort të këndshme për syrin.
Ajo është në gjendje të mbajë një prej insekteve të rrezikshme në gojë për më shumë se dy minuta. Imazhet që tregojnë lojën e saj fare të lirshme me akrepat kanë bërë xhiro nëpër site të ndryshme nëpër botë dhe kanë pasur vizitorë të shumtë.
Së fundi ajo është në tentativë për të thyer një tjetër rekord.
Ka vendosur të kalojë plot 32 ditë dhe netë në shoqërinë e 5000 akrepëve të rritur!