E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin në 112 mijë numri i kuponëve të shitur

09/06/2009  Korçë, asnjë incident

KORÇE- “Numri i kuponëve të shitur pranë zyrave postare të qarkut Korçë deri në datë 6 të këtij muaji ka shkuar në më shumë se 112 mijë, ndërsa vazhdojnë të shiten me të njëjtin ritëm edhe në ditët në vijim”. Kështu është shprehur Drejtoresha e Postës Shqiptare për qarkun e Korçës, Margarita Hoxhalli, e cila ka theksuar faktin se “gjatë gjithë harkut kohor, duke filluar që nga dita e parë e tregtimit të kuponëve për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime dhe deri më sot, nuk kemi pasur asnjë ankesë nga qytetarët dhe aq më pak të jetë shënuar ndonjë incident. Mendojmë se tashmë Korça duhet të jetë në mbylljen përfundimtare të këtij procesi, pasi gjithkush prej qytetarëve ka treguar një interesim të plotë, pa përjashtuar këtu edhe interesin e madh të treguar nga emigrantët e ardhur kryesisht nga Greqia”. Drejtorja e Postës Shqiptare, për qarkun e Korçës bëri të ditur gjithashtu se, “me pasaportën biometrike u pajisën fillimisht vetëm 1556 qytetarë, ndërsa prej kohësh prioritet kanë pasur vetëm ata që nuk kanë qenë të pajisur me pasaportë për jashtë shtetit”. Ndërkohë, Drejtorja e Postës sqaroi gjithashtu dhe ecurinë që ka pasur ky proces në shitjen e kuponëve me 200 lekë, por edhe për sa i përket ecurisë së rimbursimeve ndaj pensionistëve. Ndërkohë, Drejtorja e Postës sqaroi gjithashtu dhe ecurinë që ka pasur ky proces në shitjen e kuponëve me 200 lekë, por edhe për sa i përket ecurisë së rimbursimeve ndaj pensionistëve. Sipas Hoxhallit, deri më tani shitja e kuponëve me 200 lekë ka shkuar në 12.300, ndërsa në lidhje me rimbursimet Hoxhalli u shpreh se në këtë drejtim është bërë një punë mjaft e mirë, Hoxhalli shpjegoi se në qarkun e Korçës funksionojnë 50 zyra postare, duke përfshirë këtu edhe zyrat postare doganore, të cilat kanë mundur t’i përgjigjen në çdo kohë fluksit të kërkesave të qytetarëve për blerjen e kuponëve, pasi gjatë gjithë kohës këto zyra kanë punuar me kapacitet të plotë”. “Theksoj edhe një herë se në qarkun e Korçës nuk kemi të regjistruar deri më sot asnjë incident apo shqetësim nga ana e qytetarëve të këtij rajoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›