“Qeveria amerikane financoi anketën”
09/06/2009 Ambasadori amerikan Xhon Uidhers sqaron raportin me sondazhin e fundit për zgjedhjet
Shefi i ambasadës amerikane bën thirrje për pajisjen e qytetarëve me kartat e identitetit
Rezultatet e sondazhit të fundit të quajtur “Puls”, përgatitur nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim dhe Instituti për Studime Publike e Ligjore, nuk pasqyrojnë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesi zyrtar i Uashingtonit në vendin tonë, ambasadori Xhon Uidhers, ka deklaruar ditën e djeshme se ambasada amerikane në Tiranë ka sponsorizuar zhvillimin e këtij sondazhi, por nuk është përgjegjëse për rezultatet e tij dhe gjithashtu këto përfundime nuk pasqyrojnë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara. “Ne kemi parë në medie këto dy ditë se i referohen një sondazhi amerikan. Nuk ekziston një sondazh i tillë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ofron fonde për lloje të ndryshme aktivitetesh, ashtu siç është dhe mbështetja për projektin që ka të bëjë me vëzhgimin e zgjedhjeve. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ofroi burime financiare për të mundësuar zhvillimin e një sondazhi shqiptar, jo të një sondazhi amerikan, jo të një raporti amerikan dhe jo të përfundimeve amerikane. Këto janë zgjedhjet shqiptare dhe proceset që kanë të bëjnë me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve janë në thelbin e tyre shqiptare”, - deklaroi ambasadori Uidhers. Duke nënvizuar se sondazhet i publikuara në medie nuk janë aspak përfundime të qeverisë së shtetit që përfaqëson, Uidhers theksoi se rezultatet e vetë zgjedhjeve do të përbëjnë sondazhin e vërtetë për të cilin interesohen Shtetet e Bashkuara. “Qeveria e SHBA-ve ofron burimin financiar dhe përfundimet nuk janë të qeverisë amerikane. Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e interesuar për një sondazh që do të mbahet më 28 qershor dhe ata që do të bëjnë të mundur këtë gjë janë qytetarët me votën e tyre, vetëm ky sondazh ka rëndësi”, - deklaroi i prerë ambasadori Uidhers. Numri një i ambasadës amerikane në Tiranë ka bërë këtë reagim pas ceremonisë së promovimit të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, që do të marrin pjesë në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare. Ai ka ripërsëritur thirrjen e tij drejtuar zgjedhësve shqiptarë për t’u pajisur me kartat e identitetit, duke e cilësuar këtë shumë të rëndësishme në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Duke folur në këtë ceremoni, Uidhers vlerësoi se zgjedhjet janë një piketë shumë të rëndësishme e zhvillimeve demokratike në Shqipëri. “Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit përbëjnë një piketë shumë të rëndësishme në zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Këto janë zgjedhjet e para që mbahen pas hyrjes në Shqipërisë në NATO. Zgjedhjet e lira e të ndershme, që plotësojnë standarde ndërkombëtare, do të tregojnë se Shqipëria po lëviz më pranë integrimit të plotë euroatlantik. Çdo gjë më pak se kaq do të ishte shenjë regresi”, - deklaroi ambasadori Uidhers. Ai tha se vëzhgimi dhe gjykimi ndërkombëtar i zgjedhjeve është i rëndësishëm, por kjo nuk është ajo që shërben si rojë e një procesi elektoral në një shoqëri demokratike. Ai tha se integriteti i zgjedhjeve në demokraci është në duart e vetë qytetarëve.
Rezultatet e sondazhit
Sondazhi i realizuar nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim dhe Instituti për Studime Publike e Ligjore flet për një fitore të Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Sipas rezultateve të këtij sondazhi, zhvilluar në periudhën 7 maj deri më 20 maj, PD-ja mban një diferencë prej 9% të votave ndaj forcës kryesore politike rivale, Partisë Socialiste. Kështu, sipas të dhënave të këtij sondazhi, 43% do të votojnë për demokratët, ndërsa 34% për socialistët.
Financat dhe teknika
Sondazhi i titulluar “Puls” është ndërmarrë nga dy organizata jofitimprurëse shqiptare me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtare (USAID) dhe ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë. Ky sondazh u mbështet teknikisht nga kompania “D3 Sistems” me seli në Virxhinia, SHBA, e specializuar në punën me shoqëritë në tranzicion. Përmbajtja është përgjegjësi e QKZH-së dhe ISPL-së, nuk pasqyron pikëpamjet e qeverisë amerikane dhe britanike.
Metodologjia
Për realizimin e sondazhit u punua me intervistim ballë për ballë me të anketuarin. Kampioni është një kampion kombëtar përfaqësuesish prej 997 zgjedhësish shqiptarë të moshës mbi 18 vjeç në mënyrë rastësore. Sondazhi u realizua midis datave 7 dhe 20 maj të këtij viti. Kufiri i gabimit është prej +/- 3 për qind në nivelin e pritjes prej 95 për qind. Qëllimi i sondazhit është të informohet debati politik gjatë kësaj kohe për çështjet më kryesore që shqetësojnë votuesit shqiptarë.