SHBA: Një 90 vjeçare dhe një 11 vjeçar diplomohen në moshat më ekstreme
09/06/2009 Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhi çudia radhës
KALIFORNI - ILLINOIS :Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhi çudia radhës. Brenda këtij muaji u diplomuan në moshat më ekstreme dy qytetarë amerikanë, një gjyshe 90 vjeçare mori diplomën e shkollës së mesme në Çikago, dhe një fëmijë 11 vjeçar mori diplomën e një fakulteti. Javën e kaluar ishte një 11 vjeçar nga Kalifornia, i Quajtur Moshe Kai Cavalin i cili ashtu si të gjithë të diplomuarit e këtij viti, ishte i ngazëllyer se ka përfunduar kolegjin, duke marrë edhe ai një diplomë në astrofizikë. Media amerikane shkruante se për në dallim nga shumica e "kolegëve" të tij studentë, në kolegj, ndryshimi i vetëm që qëndronte, ishte se Cavalin, vetëm 11 vjeç dhe 4 feet, 7 inches(1 metër e 39 centimeter) i gjatë, mes një dyzine studentësh të diplomuar ishte më pak se 15 vjetë se kolegët e tij që po diplomoheshin. kështu çudirave amerikane iu shtua edhe Moshe Kai Cavalin, që në moshën 11 vjeçare me një mesatare të nivelit gjashtë-, Cavalin ka diplomuar në Los Angeles në kolegjin East Community College.
Cavalin ka marrë nivelin më të mirë në disa lëndë teksa është vlerësuar me një A-plus mesatare në lëndë të këtilla si algjebra, historia, astronomisë dhe edukimit fizik.
Një tjetër sfidë e cila tregon se mosha e diturisë nuk ka përcaktim, është një gjyshe nga Çikago, e cila në moshën 90 vjeçare merr një diplomë të shkollës së mesme. "E betuar" që të mos vdes pa një diplomë të shkollës së mesme nëntëdhjetëvjeçarja që gëzon shëndet të plotë, Eleanora Benz, iu desh të ulej edhe një herë në bankat e shkollës së mesme për 4 vjet të marrë një diplomë që e kishte ëndërruar.
Gazetat amerikane shkruajnë se kjo është sa e pabesueshme, po aq e vërtetë kur do të lexoni se "Një grua në moshën 90-vjeçare, ka arritur që të mbajë në dorë diplomën e parë të jetës së saj."
Kështuqë, gazetarët nxituan të shfletojnë historinë e saj. Sipas tyre ajo lidhet me kohën e Depresionit të Madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur vajza e atëhershme - nëtëdhjetvjeçarja e sotme, e detyruar për të ndihmuar familjen e saj që jetonte në rrethinat e Çikagos, në atë kohë të vështirë për të gjithë amerikanët, ajo e kishte ndërprerë shkollimin e saj të mesëm dhe nuk kishte mundur ta vijonte dot më tutje.
Gazetat, e qytetit të saj shkruajnë se, Eleanora Benz e kishte lënë Shkollën Publike të Çikagos në vitin 1936, për shkak të një pune që e kishte gjetur dhe gjendjes së saj ekonomike. Pra, që të mbante me fitimet e saj familjen.
Por, më vonë ajo ishte shpërngulur në rrethinë të Çikagos, e cila thirret Gurnee, ku Eleonora Benz për vite të tëra, jetojë e punojë atje duke krijuar edhe familjen e saj, e cila tashmë numëron 15 fëmijë të saj dhe 54 nipër e mbesa. Benz kishte ndjekur shkollën e natës për llogaritare - ekonomiste, ndërsa së fundi u kishte thënë bijave të saj se mospërfundimi i shkollës së mesme - ishte një prej ëndrrave të saj - më të mëdha në jetën e saj.
Për këtë arsye, fëmijët e saj e kishin kontaktuar me administratën e një Shkolle të Mesme Publike në lagjen periferike Lake View të Çikagos, për të regjistruar gjyshen e tyre në shkollë. Çdo gjë shkojnë në rregull dhe 90 vjeçarja Eleanora Benz, u ulë edhe ajo në bangot me "kolegët e saj studentë e studente të vijojë shkollën.
Dhe çudia ndodhi, ajo përfudoi shkollën, ndërsa shkolla e Mesme Publike vendosi tia jepte asaj diplomën këtë javë, si edhe studentët studentet e klasave të saj, me rastin e 90-vjetorit të saj të lindjes. Eleonora Benz e shfaqur me diplomën e saj në duar përpara studentëve të tjerë dhe gazetarëve amerikanë tha se ndihej krenare. Ajo ka rrëfyer e lumtur se tashmë ka arritur që të realizojë gjithçka që kishte ëndërruar deri tani për jetën e saj - të merrte edhe pa "vdekur", diplomën e shkollës së mesme.
Benz është e lindur në Çikago më 23 maj, 1919. Ajo ka punuar për disa vjet pas largimit nga shkolla, në një shtypshkronjë me nxënës të rinj, në vitin 1941, përpara se të lëvizte në veri të Çikagos në Mundelein, ajo u martua me John F. Benz. "Unë kisha 15 fëmijë brenda 23 vjetëve martese, por unë gjithmonë kam pasur një "fëmijë" tjetër gjithë jetën time - kam pasur gjithmonë një libër në duart e mia," tha Benz.
"Unë isha në ekstazë," tha Benz. " Dëftesa ime e datës 1, shkurt 1936, dhe e nënshkruar nga drejtoresha e atëhershme Olice Winter, nuk ishte e mjaftueshme. Mirëpo, tha ajo unë sot ndjehem e bekuar, edhe pse, ju e dini në ditët tona, madje edhe një shkollë të mesme i diplomuar, nuk është e mjaftueshme. Ju duhet të shkoni në kolegj. "