Mbërrin në Durrës kroçera e parë turistike për 2009
Rreth 200 turistë nga Finlanda mbërritën dje paradite me kroçerën Cristina Regina në portin detar të Durrësit. Burime zyrtare nga Autoriteti portual, bënë të ditur se kjo është anija e parë turistike që viziton këtë vit portin e Durrësit. Turistët finlandezë, të cilët do të qëndruan dje gjatë gjithë ditës në vendin tonë kanë vizituar pikat arkeologjike dhe historike të qytetit të Durrësit dhe Krujës.
Turi i anijes ka nisur disa ditë më parë në Maltë dhe pas ndalesave në Cefaloni (Greqi), Bari (Itali), Durrës (Shqipëri) dhe Kotorr (Mali i Zi) do të përfundojë në portin e Dubrovnikut (Kroaci). Kroçera finlandeze Cristina Regina gjatë vitit 2008 ka sjellë në Durrës mbi 1100 turistë, kryesisht nga vendet skandinave. Vitin e kaluar në Durrës kanë mbërritur rreth 15 kroçera të kapaciteteve të ndryshme.
Last Updated on Thursday, 09 April 2009 08:52
Last Updated on Thursday, 09 April 2009 08:52