E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin në Prishtinë ministri i Jashtëm turk Babacan

Prishtinë -Ka mbërritur për një vizitë dyditore në Kosovës, ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Ali Babacan, ku ka filluar takimet e veçanta me udhëheqësit më të lartë të vendit, presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. Ai sot do të flasë edhe në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës. Babacan pritet të nënshkruaj disa marrëveshje bashkëpunimi si dhe një marrëveshje për heqjen e vizave për qytetarët e të dy vendeve.

Delegacioni turk, i cili në përbërjen e tij ka edhe një numër të madh përfaqësuesish të biznesit, do të ketë takime edhe me përfaqësues te biznesit kosovar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›