E Diel, 1 Nëntor 2026

I vranë të birin, i del para makinës për t’u vetëvrarë

27/01/2012  Bulqizë, tenton vetëflijimin Xhemal Koçi një ditë pas vdekjes së djalit 21 vjeç

BULQIZE- Tenton të vrasë vetën, një ditë pasi i vranë të birin 21-vjeçar gjatë një zënke banale në një bilardo. Xhemal Koçi nuk ka mundur të përballojë dhimbjen dhe ka tentuar të vetëflijohet.

Vetëflijimi

Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, pak orë pas vrasjes së Elton Koçit, kur babai i tij i ka dalë përpara një automjeti me qëllim vetëvrasjen. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka menaxhuar situatën në kohë, duke shmangur përplasjen fatale, ndërsa 50-vjeçari ka pësuar vetëm dëmtime të lehta. Policia konfirmoi se shkak i këtij veprimi ka qenë vrasja e të birit, ngjarje e cila ndodhi pasditen e djeshme në një lokal ku luhej bilardo. 21-vjeçari u qëllua për vdekje me thikë nga 17-vjeçari Daniel Tasha, tashmë i arrestuar, ndërsa gjatë sherrit mbeti i plagosur rëndë edhe 21-vjeçari Andi Sulku.

Ngjarja

Po luanin bilardo, ndërsa ka nisur sherri banal mes disa të rinjve, ngjarja e cila ka përfunduar me një të vdekur dhe një të plagosur rëndë. Ngjarja u regjistrua 2 ditë më parë në qytetin e Bulqizës, ndërsa mësohet nga burimet zyrtare të policisë së këtij qyteti se viktima është Elton Koçi 21 vjeç, po nga ky qytet. I riu i moshës 21 vjeç ka gjetur vdekjen pas një sherri me thika të ndodhur në bilardo. Policia lokale njoftoi se shtetasi viktima Koçi gjeti vdekjen menjëherë, ndërsa Andi S. mbeti i plagosur rëndë. Sipas njoftimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se të rinjtë kanë pasur një konflikt mes tyre në ambientet e një bilardoje. Policia lokale po kështu ka raportuar se menjëherë në vendngjarje shkuan efektivët dhe nisën hetimin për këtë rast. Pasi u zbardh e gjithë ngjarja tragjike mësohet se grindja erdhi pas një përplasjeje banale mes të rinjve. Si autor i kësaj vrasjeje dhe plagosjes së një të riu tjetër u akuzua 17-vjeçari i identifikuar me emrin Daniel Tasha, i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes.

Vetëvaret në pemë i riu korçar

KORÇE- Kalimtarët e rastit janë shokuar mëngjesin e djeshëm në qytetin e Korçës, kur panë të vetëvarur në një pemë të parkut një person. Viktima është e moshës 29 vjeç me iniciale F. B., i cili u gjet i vetëvarur në orët e mëngjesit të djeshme në një pemë, i cili banonte në lagjen Nr. 2 në qytetin e Korçës, ndërsa vetë ishte banor i lagjes Nr. 1. Policia ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar të riun drejt vetëvrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›