Malaj: Akuzat ndaj meje, të turpshme
Ambasadori i emëruar nga qeveria e Kosovës në Zvicër,
Naim Malaj, i ka cilësuar si "të pavërteta të hidhura" akuzat
që u bënë ndaj tij prej disa mediave në Prishtinë, si person
me dosje policore. Gjatë një reagimi, Malaj thekson se ai ka
fi tuar prej vitesh shtetësinë zvicerane dhe këto akuza i kanë
përgënjeshtruar autoritetet më të larta të Konfederatës. Diplomati
i shtetit të Kosovës në Bern, thekson për "Shqip" se
"e vetmja dosje që kam pasur është ajo e regjimit serb. Nëse
në atë kohë jam dënuar si armik i popullit, sot dikush dëshiron
të më paraqesë si kriminel në Zvicër. Por kohët kanë ndërruar
dhe historia nuk kthehet mbrapa". Sipas Malajt, "bashkatdhetarët
tanë që jetojnë në Zvicër e dinë shumë mirë: po të
kesh dosje policore në këtë vend, e ke të vështirë ta gjesh
edhe një apartament banimi e lëre më që të punësohesh në
administratën shtetërore, të punosh si trajnues në policinë e
shkollat e këtij vendi dhe të marrësh nënshtetësinë, siç është
rasti im. Zvicra është shtet ligjor".