E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Tragjedia e Gërdecit nuk mbyllet me një farsë gjyqësore

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në përvjetorin e 4 të tragjedisë së Gërdecit, vizitoi familjen Durda, e cila më 15 mars të vitit 2008 humbi djalin e tyre 6-vjecar.

Kreu i opozitës duke shprehur zhgënjimin e tij për Drejtësine shqiptare, që sipas tij nuk jep vendime  në bazë të ligjit, u shpreh se me vendimi i gjykatës për 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit ishte poshtërues për familjarët e viktimave.

“Vendimi i Gjykatës, vrasje e poshtërim. Drejtësia jepet sipas mundësisë për ta blerë. Në Shqipëri drejtësia nuk jepet sipas ligjit. Tragjedia e Gërdecit nuk mbyllet me një farsë gjyqësore. Tragjedia e Gërdecit nuk mbyllet me një pazar dhe pa drejtësi”,- theksoi Rama.

Sot u mbushën 4 vjet nga tragjedia e 15 Marsit në Gërdec, 15 km larg nga Tirana kur pas shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë. Nga shpërthimi u plagosën mbi 300 persona dhe u dëmtuan biznese e banesa të zonës.

Djali i Zamira Durdës, Edison Durda 6 vjec humbi jetën gjatë shpërthimit teksa ishte duke luajtur në kodrën e fshatit, pranë fabrikës së demontimit të armëve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›