Ministri Imami pret Forcat e Armatosura turke
TIRANË- Drejtues ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, kryesuar nga gjeneralmajor Fahri Kir kanë mbërritur ditën e sotme në Shqipëri. Ata janë pritur në Ministrinë e Mbrojtjes nga Ministri i Imami, i cili vlerësoi lart marrëdhëniet mes 2 vendeve, bashkëpunimin, mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Forcat e Armatosura të Turqisë kanë dhënë për forcimin dhe modernizimin e Foracve tona të Armatosura.
Ministri Imami e njohu gjeneralmajor Kir dhe delegacionin që ai kryeson me zhvillimet kryesore të FA Shqiptare dhe i siguroi ushtarakët e lartë turq për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Më herët, delegacioni i ushtarakëve të lartë të Turqisë u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi si dhe zhvilloi një vizitë në Batalionin Komando në Zall-Herr.
(el.me/news24/ BalkanWeb)