Liqeni i Ohrit, në pritje për tu bërë pjesë e UNESCO
Liqeni i Ohrit, i cili është një nga liqenet më të mëdhenj në Evropë shumë shpejt pritet të bëhet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Kjo do të bëhet mundur, pasi Shqipëria do të aplikojë zyrtarisht pranë saj, që pjesa shqiptare të përfitojë statusin "Monument Natyre i Trashëgimisë Botërore".
Burime nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave pohojnë se pas një takimi të ministrit Lufter Xhuveli me homologun maqedonas, Nexhati Jakupi këto ditë në qytetin e Ohrit, (Maqedoni), në qendër të diskutimeve ishte dhe Liqeni i Ohrit dhe ekosistemin e përbashkët natyror. Liqeni i Ohrit është një nga më të vjetrit në botë. Ai gjendet në lartësinë mbi 695 metra mbi nivelin e detit, me sipërfaqen prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e tij i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë dhe në brigjet e tij shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri. Liqeni i Ohrit nuk ka burim të veçantë dhe furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth, njëri prej të cilëve, më i madhi gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë Manastirit të Shën Naumit në Maqedoni. Në anën e Shqipërisë gjendet dhe burimi i dytë më i madh i tij në parkun e Drilonit, pranë fshatit Tushemisht.
Email This Klikime: 9
Email This Klikime: 9