E Diel, 1 Nëntor 2026

Kris Braun sulmon Rihanën



Të dielën është arrestuar i dashuri i Rihanës, Kris Braun, pasi mësohet se është përfshirë në një “përleshje të dhunshme”, ndërkohë lajmet më të reja pohojnë se Braun ka sulmuar të dashurën e tij, këngëtaren e muzikës R&B, Rihana. Ylli i këngës “Run It” i është dorëzuar policisë, pasi një femër e ka akuzuar atë se e ka lënduar fizikisht. Policia e Los Anxhelosit nuk e ka zbuluar emrin e femrës që ka ngritur padinë, megjithatë, gazeta “L. A. Times” njofton se viktima ka qenë këngëtarja e hitit “Umbrella”. “Identiteti i femrës nuk do të bëhet i njohur. Braun dhe viktima janë përfshirë në një zënkë. Pasi ka ndalur makinën e tij, Braun dhe femra që e shoqëronte kanë dalë jashtë dhe zënka ka marrë përmasa shqetësuese. Femra është lënduar dhe e ka identifikuar Braunin si sulmues”,- shkruhet në deklaratën e policisë së Los Anxhelosit. Rihana nuk u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, ku ishte caktuar të hapte mbrëmjen, ndërsa zëdhënësja e saj ka akuzuar organizatorët e evenimentit për mungesën e këngëtares.

Xhenifer Hudson rikthehet triumfuese

Pas ngjarjeve tragjike që ndodhën në jetën e saj, Xhenifer Hudson rikthehet triumfuese dhe më e dashur se kurrë nga publiku. Vetëm disa muaj pas vdekjes së nënës së saj, vëllait dhe nipit, këngëtarja u prit ngrohtë gjatë performancës së saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”. Pjesëtarët e familjes së Hudsonit ishin viktima të një vrasjeje në tetorin e vitit të kaluar, ndërsa nga ai moment këngëtarja ishte tërhequr nga jeta publike deri në rikthimin e saj në “Superbowl” më 1 shkurt. Përveç çmimit për albumin më të mirë të muzikës R&B, Hudson ishte edhe njëra nga këngëtarët që këndoi para të pranishmëve në ceremoni duke performuar këngën e Diane Warren “You Pulled Me Through”. Në fund të këngës të pranishmit u çuan në këmbë duke duartrokitur këngëtaren për paraqitjen dhe forcën e saj.

10 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›