Mbërrin sot në Tiranë ndërmjetësuesi i BE-së

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Katherin Ashton, do të dërgojë në kryeqytetin shqiptar, Miroslav Lajçak, i cili është drejtuar menaxhues për Rusinë dhe Lindjen e Ballkanit.
Diplomati slloven vjen me mision në Tiranë për të ndërmjetësuar me dy krerët kryesorë të politikës shqiptare, përkatësisht kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozitës, Edi Rama.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë, Lajçak pritet të takohet me Berishën, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me kreun e PS-së, Rama. Për këtë arsye, kryeministri Berisha ka anuluar edhe vizitën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku dje u miratua një raport komprementues.
Situata politike në Shqipëri u përkeqësua mjaft ditët e fundit kur një demonstratë e organizuar nga opozita degjeneroi në dhunë, duke lënë pas viktima dhe dhjetëra të plagosur. /S.Ll/Start/
2011-01-26 08:44