E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin grupi i katërt i muxhahedinëve, deri tani 88 persona në Tiranë

TIRANE - Ka mbërritur në Tiranë, grupi i katërt i muxhahedinëve, pjesë e marrëveshjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qeverinë shqiptare. Mesnatën e së enjtes, kanë mbërritur 17 muxhahedinë nga kampet e Irakut, të cilët janë dërguar në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Babrru, Tiranë.

Grupi i së enjtes është i katërti, duke e çuar numrin e të mbërriturve deri tani në 88, nga 210 që pritet të strehohen në vendin tonë, si pjesë e marrëveshjes.

Shqipëria u tregua e gatshme t'u afronte azil, ndërkohë që kostot e jetesës së tyre, si qira për banesat ku do të strehohen dhe ushqimi, do të përballohen nga UNHR-ja, ndërsa pala shqiptare do të kujdeset për strehimin e tyre. 

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›