E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarajevo, rivali i Kukësit në turin e dytë

FK Sarajevo është kundërshtari i Ku-kësit në turin e dytë të Ligës së Europës. Sku-adra boshnjake ka kaluar pa problem turin e parë, pasi përballë ka pasur një ekip modest të San Marinos, Libertas. Ndeshjen e parë boshnjakët e kishin fituar 1-0, ndërsa ndeshjen e kthimit e fituan 2-1. Në fakt, pritej goleadë e Sarajevos, por duket ka kursyer energji për në turin e dytë. Ndeshja e parë do të luhet më 18 korrik në Shqipëri (stadiumi dhe ora ende të papërcaktuar), ndërsa ndeshja e kthimit në Sarajevë, më 25 korrik.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›