E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi: Ky vit është shansi për të fituar "Topin e Artë"

Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi, ka pranuar se ky vit mund të jetë shansi i tij i fundit për të fituar "Topin e Artë", pasi nuk ka gjasa të ketë një sezon më të mirë se ai 2012-2013. "Topi i Artë"? Dikush mund të thotë se ky çmim duhet fituar tani, ose kurrë nga unë. Patjetër, kam pasur një sezon shumë të mirë te Bajerni. Konstatoj se shumë njerëz duan të më shohin mua duke e fituar këtë çmim", - ka thënë Riberi. Megjithatë, Riberi këmbëngul se vlerëson suksesin e Bajernit mbi çdo trofe individual
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›