E Diel, 1 Nëntor 2026

Plas në PS, kryesia kryqëzon Ramën, ai del në media për të fshehur skandalin

Në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PS-së u shfaqën si shumicë zërat fajësues ndaj Edvin Ramës, duke e cilësuar atë si shkaktarin kryesor për dështimin e së majtës. Blushi dhe Malaj janë vendosur në vendosur në krye të grupit të kritikëve, por Edi Ramës i pëlqen të mbajë gjithçka peng, duke dalë në media e duke luajtur rolin e Haxhi Qamilit, sikur fajin për humbjen ia kanë xhaketat e vjetra që ai paska vendosur gabimisht në Fier TIRANE – Zërat “kundër” Edi Ramës, i cili shihet si shkaktari kryesor i humbjes së zgjedhjeve nga ana e PS-ës, janë shfaqur dje edhe brenda forumeve drejtuese të kësaj partie. Mbledhja e kryesisë së PS-ës, dje e cila përpos mungesës së kundërshtarëve të deklaruar më herët, ka pasur si zhvillim tjetër edhe akuzat që anëtarët e kryesisë së kësaj partie Ben Blushi dhe Arben Malaj, kanë adresuar ndaj kryetarit ën detyrë të PS-ës. Në thelb këto akuza përqendroheshin në veshjen me përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve të Edi Ramës. Në kundërshtim me një reflektim të mundshme dhe marrjes së përgjegjësive të humbjes, Edi Rama, menjëherë dje, pas mbledhjes së kryesisë së PS-ës, doli në një konferencë shtypi para gazetarëve dhe artikuloi kërcënimin, i denjë vetëm për mbajtjen e karikuar të militantëve të kësaj partie, se nuk do të njohë zgjedhjet në se nuk i jepet mandati i 9 i deputetit në Qarkun e Fierit. Më herët, Edi Rama, është deklaruar në mënyrë të pavendosur “pro” dhe “kundër” njohjes së rezultatit të zgjedhjeve, duke e argumentuar këtë me lojëra fjalësh, që nuk e kapërcejnë kufirin e një mandati më shumë deputeti të dëshiruar aq shumë nga Edi Rama.


Sherri në mbledhjen e kryesisë së PS-së


Tensionimi i situatës në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PS-ës, u parapri nga mungesa në këtë mbledhje, e Edlira Haxhiymerit njëherazi edhe sekretare për barazinë gjinore dhe shanseve të barabarta, një prej zërave akuzuese ndaj Edi Ramës që para ditës së zgjedhjeve, si dhe nga mungesa e Eva Allushit, kryeredaktore e gazetës “Zëri i Popullit”. Mungesa e Haxhiymerit dhe Allushit në mbledhje u pa si një akt i qëllimshëm përjashtues nga Edi Rama, i cili mësohet se nuk kishte lejuar që ajo të lajmërohej për mbledhjen e djeshme. Ndërkohë, me hyrjen e mbledhjes në rrjedhën normale, mësohet se filluan të shfaqen zërat e parë kundër Edi Ramës, i cili shihet si shkaktari i vetëm i humbjes së zgjedhjeve. Fillimisht ka qenë Ben Blushi, anëtar i kryesisë së PS-ës, i cili përkundër retorikës së Edi Ramës, për formalizmin e një alibie humbje, i ka kërkuar kryesocialistit të pranojë humbjen dhe kryesia por edhe partia të ndalet në një analizë të përgjegjshme të rezultatit të humbjes së PS-së, në këto zgjedhje. Mësohet se Blushi ka kërkuar që analiza të përqendrohet edhe në mungesën e programit të PS-ës, në këto zgjedhje. Kërkesa e Ben Blushit për një analizë, mësohet se nuk është pritur mirë nga Edi Rama, i cili ka reaguar sipas mënyrës së tij, mes sharjeve e fyerjeve. Në akuzat e tij ndaj Edi Ramës, nuk ka ngelur pas as Arben Malaj, anëtari tjetër i kryesisë së PS-ës. Në akuzën e tij ndaj Edi Ramës, si shkaktari i vetëm i humbjes, Malaj, ka kujtuar se në fushatën elektorale, PS-ja nuk pati asnjë strategji elektorale, nuk pati as asetet njerëzore që të mund të promovonin vlerat dhe premtimet e mundshme të kësaj partie.


Kërcënimi dëshpërues i humbësit Edi Rama


Duke pasur si qëllimin e tij të vetëm, mbajtjen e kryesimit të PS-ës, Edi Rama, duke tentuar të shpërfillë e të mos marrë në konsideratë zërat kundër në PS, mes dëshpërimit ka lëshuar paralajmërimin kërcënues se nuk do të njohë zgjedhjet. “Berisha të heqë dorë nga mandati i nëntë në Fier, ndryshe PS nuk do të njohë zgjedhjet”, deklaroi dje në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS-së, Edi Rama. Në fakt, ky kërcënim i Edi Ramës, nuk është asgjë më shumë se një tentativë për të karikuar mbështetësit dhe militantët e PS-së, duke vazhduar ti gënjejë ata “se po i vidhen mandatet”. Për sa i përket mandati të 9 në Fier, që pretendohet nga PS-ja, ai duket shumë larg. Të gjitha shifrat, jo vetëm të KQA-ës, por edhe të ECA-s, megjithëse të shtrembëruara, bëjnë të ditur se ky mandat i nëntë për PS-në në Fier, është vetë një ëndërr, sepse deri tani, ai mandat është i koalicionit të PS-së, gjë që do të thotë se, koalicioni i PD-ës ka 7 mandate në Qarkun e Fierit dhe ai i PS-së, aktualisht ka vetëm 8 mandate. Mandatin tjetër në këtë qark e ka LSI-ja. Në fakt, në rrjedhën e ngjarjeve ditët e fundit, Edi Rama, duket se më shumë është zemëruar me Ilir Metën, kreun e LSI-së, i cili me pranimin e ftesë për bashkëqeverisje me PS-ën, i preu rrugën, tentativa destabilizuese të Edi Ramës, për mosnjohje rezultati, apo edhe për protesta të pamotivuara në emër “të mbrojtjes së votës”. Zemërimin e tij, Edi Rama e përsëriti sërish dje, kur artikuloi sulmin e radhës ndaj Ilir Metës. “Ilir Meta është i pabesueshëm në çdo gjë që thotë, unë e mohoj atë që ai ka thënë lidhur me faktin tërësisht të pavërtetë se paska pasur një ofertë nga Partia Socialiste”, deklaroi Rama duke mohuar që ti kishte bërë një ofertë për kryeministër kreut të LSI-së.


Reagon drejtuesi i LSI-së Spartak Braho: “Na quajnë ‘tradhtarë’ ata që i thanë edhe Dritëroit tradhtar në kongresin e PS në 1991”


Përkundër abuzimit të mediave të Ramës, ish-deputeti i LSI si dhe drejtues i kësaj partie Spartak Braho ka deklaruar prerë së është pro kualicionit të LSI-së me PD-se dhe se deklaratat e drejtuesve të PS janë të pavend në rastin e krijimit të këtij koalicioni qeveritar i cili i shërben stabilitetit të vendit si dhe integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane. Sipas zotit Braho ata që na quajnë sot tradhtar janë po ata që i thanë Dritëro Agollit tradhtar në kongresin e Partisë Socialiste në vitin 1991. Sipas zotit Braho nuk ka vend për deklarata abuzime nga drejtuesit e PS si dhe aludimeve te mediave për një aleancë e cila do të jetë transparente.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›