Mbesa e Liri Berishës: Në 2005 pa punë, në 2008 me shtëpi 947 mijë euro, në 2011 pronare banke!
Në 10 familjet më të pasura shqiptare që kanë lidhje me kreun dhe kupolën e pushtetit, përveç atyre të Sali Berishës, Argita Berishës, Shkëlzen Berishës, Ilir Metës, Lulëzim Bashës, Jozefina Topallit, Genc Rulit, Sokol Olldashit e Ritvan Bodes, bënë pjesë dhe një familje tjetër shumë e afërt e familjes BERISHA, tashmë pjesë e grup-familjes mafioze. Në TOP-LISTËN e miliarderëve të pasuruar prej aferave të pushtetit, figuron dhe mbesa e Liri Berishës, bashkëshortes së kryeministrit SALI BERISHA, kapobandës së mafies politike-ekzekutive, ligjvenëse e ekonomike shqiptare. Quhet Elvana Hana, ose siç e kanë pagëzuar viktimat e aferave të pista, bosja diktuese e transaksioneve të sistemit bankar dhe kuçedra e super-zhvatjeve financiare në sistemin e sigurim-kujdesit shëndetësor shqiptar. Kjo përbindëshe përfitimesh financiare nëpërmjet pushtet-familjes SALI, zyrtarisht ushtron detyrën e Drejtores së Përgjithëshme të Institutit të Sigurimit e Kujdesit Shëndetësor (ISKSH).
Në vitin 2005 pa punë, miliardere e pronare banke në vitin 2008
Mbesa e Liri Berishës, drejtore-sheike Elvana Hana, ka siguruar një pasurim të fuqishëm brenda 6 viteve në detyrën e saj zyrtare. Posti që ka, nuk ia siguron dot këtë pasuri, sepse në të kundërt, me pagën që marrin do të ishin bërë milarderë si ajo edhe 935 drejtorët e isntitucioneve e shërbimeve publike që ka administrata e lartë shtetërore. Por ja që mbesa e Liri Berishës, zonja Elvana Hana me detyrë Drejtore e Përgjithëshme e Institutit të Sigurimeve e Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), ka pasuri financiare, si të kishte uzinë prodhimi makinash e skafesh. Natyrisht, që uzinë të tillë nuk ka. Po si e arriti këtë fuqi financiare? Në qershor të vitit 2005, kur burri i hallës Sali Berisha erdhi në pushtet më parullat qeverisje me duar të pastra dhe luftë kundër padrinove të krimit ekonomik, Elvana Hana ishte e pa punë, e sapo kthyer nga emigracioni. Familja e saj jetonte në vafëri të plotë, si mijëra familje shqiptare në këto 20 vite. Kryeministri SALI, burri i teto LILIT e emëroi mbesën e papunë e pa të ardhura, Drejtore të Përgjithëshnme të ISKSH. Këtu nis dhe pasurimi i saj i pisët nëpërmejt krimit ekonomik, duke shfytëzuar pozitave si pjesë organike e familjes mafioze kryeministrore SALI. Faktet flasin qartë. Deri në janar të vitit 2006, pra afro 5 muaj pas marrjes së detyrës, në deklaratën zyrtare të pasurisë së saj familjare, ajo figuronte të jetonte në një shtëpi sociale dhe vetëm me pagën mujore, me një depozitë-kursim 130 mijë lekë nga të ardhurat e pagës dhe 1.2 milion lekë nga emigracioni. Ndërsa në vitin 2008, saktësisht 2 vjetë më pas, po me atë pagë mujore, pasuria e mbesës së familjes SALI, rezultonte me blerjen e një shtëpie miliardëshe, makina, troje, pronësi në bankën private Credins, aksione në kompaninë Sicred dhe llogari të shumta. Pa koment po e publikojmë deklaratën familajre të pasurisë së saj (me bashkëshortin), bërë për vitin 2008:
1. Shtesë në depozitë në shumën 691 mijë e 616 lekë me burim nga paga
2. Pakësim në llogarinë e pagës, në shumën 25 mijë e 195 lekë
3. Të ardhura nga paga, në shumën 1 milionë 473 mijë e 973 lekë për një vit
4. Të ardhura si anëtare e Këshillit Administrativ të ISKSH, në shumën 150 mijë e 464 lekë
5. Të ardhura si anëtare e bordit të ISSH-së, në shumën 61 mijë e 462 lekë
6. Të ardhura nga paga e bashkëshortit si zv/drejtor i “Credins”, në shumën 15 milionë 903 mijë e 369 lekë.
7. Të ardhura nga dividenti i “Sicred” sh.a. në shumën 913 mijë e 341 lekë
8. Pagesë 3023 dollarë, shlyerje kredie për blerje makine
9. Të ardhura nga shitja e truallit me ndërtesë, shuma 445 mijë e 750 euro për vitin 2008.
10. Blerje apartamenti, sipërfaqja 411 metra katrorë dhe garazh 43 metra katrorë, me shumën 947 mijë e 200 euro.
11. Të ardhura nga shitja e një apartamenti 79 metra katrorë, shuma 108 mijë e 600 euro.
12. Shtesë aksionesh në “Sicred” sh.a., në shumën 5 milion 666 mijë e 075 lekë
13. Shtesë aksionesh te Banka “Credins”, në shumën 10 milion 753 mijë e 549 lekë dhe 282 mijë e 486 dollarë shtesë Cash
14. Shtesë aksionesh te Banka “Credins” sh.a., në shumën 1 milion 535 mijë e 035 lekë.
15. Gjendje Cash e krijuar nga të ardhurat vjetore, shuma 12 mijë euro
16. Shlyer 75 mijë euro, për një kredi të marrë për blerje pasurie të paluajtshme
17. Paguar 18 mijë e 418 euro për një kredi të marrë për blerje makine
18. Paguar shuma 85 mijë e 582 euro për shlyerjen e një kredie të marrë për blerjen e një apartamenti.
19. Shlyer 157 mijë e 500 euro, si hua personale nga person fizik me afat një vit.
20. Paguar shuma 14 mijë e 156 euro për shlyerje kredie të marrë për blerje vile.
21. Paguar 8600 euro, si detyrim ndaj një personi fizik, për blerje apartamenti.
Shënim: Deklarata e pasurisë e vitit 2010, “nuk gjendet” dot në ILKPD. Sidoqoftë mjaftojnë edhe këto shifra, për të kuptuar se edhe po ti lexosh lodhesh e jo ti kesh kohë dhe fuqi për ti siguruar me punë! Këto pasuri, nuk sigurohen edhe sikur të kesh shërbyer për 30 vjetr radhazi familjarisht si kozmonaut, pa u kthyer asnjëherë në tokë. Por, ja që Elvana Hana është mbesa e pushtetit SALI dhe këto 6 vite është bërë e qartë, se si dhe sa pasurohesh kur je pjesë e kupolës mafioze-familjare e këtij pushtet-krimi.
Pushteti SALI, burim përfitimesh abuzive për drejtore-mbesën
Mbesa e Nënë-Madhes së pushtetit Liri (Sllobodanka) Berisha, drejtorja kuçedër aferash e menaxhimesh të pista Elvana Hana, rezulton se dhe në vitet 2009, 2010 e 2011, klasifikohet në listën e personave e familjeve që vazhdojnë të shtojnë lumë pasuritë financiare, me prurje në miliona euro. Sipas saj, këto miliarda sigurohen m me kursime page mujore, me ca aksione në prona dhe shpërblime bordesh. Në fakt, të gjtiha janë maskë për të fshehur rrugët dhe mjetet e pasurimit, mbasi paga e të tjera deklarime fantazma janë mashtrim. E vetmja mundësi për tu bërë miliarder brenda 6 vitesh me detyrë drejtore, kuptohet që burim pasurimi është krimi i shfrenuar ekonomik.
Në rastin e drejtore-mbesës Elvana Hana të familje-pushtetit, këto burime pasurimi sheikësh kanë qënë dhe janë siguruar nga abuzime me tendera, me investime fiktive, me blerje, me licensa klienteliste, me presione kontrollesh për heqje licensash dhe përdorje të Bankës Credins, me tregun e barnave masive e ato të listës së rimbursimit, me thithje e transaksione të pagave mujore të administratës publike dhe kompanive private, të likuiditeteve, të manaxhimit të kredive fantazma, të fondeve publike etj. Këto marifete vazhdjën të bëhen prej drejtore-mbesës së pushtetit, duke përdorur lirshëm si mandat, lidhjen me kapon e pushtet-familjes, kryeministrin SALI, burrin e teto LILIT.
Po përmendim disa fakte. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka një raport kontrolli mbi importin e ilaçeve të rimbursuara. Në 437 praktika të kontrolluara në vitet 2005-2007, rezultojnë afro 46 milionë euro barna kontarabandë, të futur prej grosistëve në Shqipëri, por të pa pasqyruara në dokumenta e blerjes. Për këto, megjithëse drejtore-mbesa ka dosjet e subjekteve në duar, nuk ka folur asnjë fjalë, madje fugurojnë me ciklimin të mbyllura edhe në prokurori edhe në drejtorinë
