E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palin del nga skena e presidencialeve 2012

Sarah Palin del nga skena e presidencialeve 2012. Ish guvernatorja e Alaskës ka bërë të ditur se nuk do të  garojë për zgjedhjet e  vitit që  vjen. Një  vendim i parashikuar që  vetë Palin e  bëri të ditur përmes një letre drejtuar mëbshtetësve të saj: 

“Pas shumë lutjesh dhe një reflektimi të gjatë  vendosa të mos  kandidoj për nominimin republikan në 2012  për postin e presidentes së SHBA. Familja ime vjen e para’‘. Ky ka qenë spjegimi i dhënë nga  ish kandidatja republikanë  për zv.presidente në 2008. Liderja luftarake e  grupit ultrakonservator “Tea Party” herë pas herë ka qenë në  qendër të thashethemeve  mediatike. Së fundmi rrjetet amerikane të lajmeve bënë të ditur se  bashkëshorti i kishte kërkuar divorcin pas valës  së skandaleve dhe  spekulimeve për tradhëti. Në  lajmërimin e saj Palin premtoi se megjithatë do të mbetet mjaft aktive pas kuintave.
 
Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›