E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështet reciprocitetin

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë fillojnë raundin e katërt të bisedimeve në Bruksel. Në agjendë janë dy tema të reja. Do të flitet edhe për disa nga temat e mëhershme. Edita Tahiri tha për Express se Robert Cooper mbështet reciprocitetin si zgjidhje për lëvizjen e lirë mes dy shteteve si dhe për marrëdhëniet tregtare. Zëvendëskryeministrja shpreson për marrëveshje kornizë në fushën e energjisë. Nga Valmir Klaiqi më 17 maj 2011 në ora 09:14

Në raundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që mbahet të martën dhe të mërkurën në Bruksel, do të hapen dy tema të reja, trashëgimia kulturore dhe zbardhja e fatit të personave të pagjetur.

Gjithashtu, në takimin që lehtësohet nga Robert Cooper, emisar i Baroneshes Ashton, palët do t’u rikthehen sërish temave për të cilat është biseduar në takimet e kaluara siç janë regjistrat civilë dhe kadastralë, telekomunikacioni, energjia, vulat doganore, liria e lëvizjes dhe diplomat shkollore.

“Edhe në këtë raund, sikurse edhe në tri raundet e kaluara të dialogut teknik, delegacioni i Republikës së Kosovës do t’i shpalosë dhe mbrojë qëndrimet e veta të cilat janë në harmoni me Kushtetutën, ligjet, rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri.

Në një bisedë për Express, pak para nisjes për në Bruksel, zëvendëskryeministrja Tahiri ka deklaruar se në raundin e ri pret të ketë përparim deri në shkallën e ndonjë marrëveshjeje kornizë, por jo edhe finalizim të marrëveshjes.

“Këtu mendoj se te çështja e energjisë progresi ka qenë mjaft i mirë dhe mund të priten rezultate. Te çështjet e telekomunikacionit mund të ketë progres, por nuk pres se të gjitha elementet e marrëveshjes mund të zgjidhen në këtë raund. Pra, ka ende çështje që kërkojnë kohë për bisedime”, ka thënë ajo.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›