E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëpresin Planin

Shqiptarët dhe serbët në Veri duan jetë të qetë. Ata shprehen optimistë se institucionet e vendit do të konkretizojnë planin për këtë pjesë, që ka për qëllim kthimin e rendit dhe ligjit. Ekzistimi i grupeve kriminale atje është brenga kryesore e banorëve. Këto grupe janë cak i planit të Policisë, i cili ka nisur ngadalë të zbatohet. Nga Nexhmije Ahmeti më 17 maj 2011 në ora 09:16

Shpresa ka nisur të kthehet te banorët e Mitrovicës. Banorët shqiptarë që jetojnë në veri të lumit Ibër, janë shumë optimistë se gjithçka do të kthehet për së mbari. Ata shpresojnë se policia nuk do t’i zhgënjejë. Së paku jo kësaj here, kur ato kanë paralajmëruar së zbatuari një plan për pjesën më problematike të vendit, në të cilën nuk ka rend e as ligj. Ky plan, sipas zyrtarëve të policisë, është shtimi i patrullimeve dhe të kontrolleve nga ana e forcave të rendit.

Halil Mehmeti, i cili ka një vit që është rikthyer në shtëpinë e tij në veriun e Mitrovicës, tregon për Express se situata atje ka qenë shumë e qetë, por që tash duket të jetë shumë më e qetë.

“Unë qe një vit jam rikthyer në shtëpi, por asnjëherë se kam pasur asnjë problem”, thotë Halili. Ky banor i lagjes Kroi i Vitakut thotë se edhe Policia e Kosovës patrullon shpesh nëpër lagjen e tyre dhe deri më tani nuk kanë pasur asgjë të keqe. Ky burrë dhe familja e tij nëntanëtarëshe kanë rifilluar jetën në shtëpinë e re që ua ka ndërtuar Qeveria e Kosovës dhe nuk e kanë ndërmend që të lëvizin nga andej.

“Jo, ky është trualli im dhe nuk luj nga ky vend. Mjaft kam jetuar larg shtëpisë për 11 vjet”, thotë Halili. Ai e kalon kohën duke kullotur dhitë e kuqe dhe duke punuar në serrë që e ka ndërtuar në oborr. E, shumë afër shtëpisë së tij të parrethuar, janë ndërtuar dy objekte të reja. Ato janë të serbëve, që së shpejti do të vendosen aty. Kjo është brenga më e madhe e Halilit dhe e banorëve të tjerë shqiptarë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›