E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështeten te Fatmir Sejdiu

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 10:48

Dega e LDK’së në Gjakovë përsëri ka dalë publikisht kundër Kryetarit Isa Mustafa, i cili po kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në këtë komunë.

Ata i besojnë deklarimit të fundit të ish-kryetarit Fatmir Sejdiu, i cili tha se zgjedhjet në Gjakovë kanë përfunduar në mënyrë të rregullt.

Nëpërmjet një komunikate për media, LDK’ja e Gjakovës thotë se e janë të pavërteta pohimet e disa zyrtarëve të lartë se është arritur marrëveshje dhe se janë të gatshëm të përballen me secilin zyrtar.

“Ne jemi thellësisht për reforma substanciale dhe gjithëpërfshirëse, por të mbështetura në parime dhe kute të njëjta për të gjitha strukturat e LDK’së. Konsiderojmë se ish-kryetari Fatmir Sejdiu është më meritori për të vlerësuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve partiake të vitit 2010. Ai në intervistën e fundit i vlerësoi zgjedhjet në Gjakovë, korrekte”, thuhet në komunikatën e LDK’së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›