E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaçkitet kazinoja

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 11:46

Policia rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se në orët e hershme të së hënës nga persona të panjohur është plaçkitur një kazino. Burime policore thonë se rasti ka ndodhur rreth orës 3:00, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj në kazinonë “Kajot”.

Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi ka thënë se me të marrë informatën, njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura policore.

“Në vendin e ngjarjes jemi informuar se dy persona të dyshimtë, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës dhe sprejit, nga punëtori i kësaj kazinoje kanë grabitur 165 euro”, theksoi Gashi.

Mësohet se pas kësaj, të dyshimtët janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale, të cilët janë duke u marrë me rast.

Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, i cili autorizon hetimet rajonale që të ndërmarrin të gjitha veprimet lidhur me rastin. Për momentin nuk ka të arrestuar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›