Pronat, nën hetim 3 punonjës hipoteke dhe një prokuror
Autori i Lajmit: Red.
Vetëm dhjetë ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për prokurorinë merret masa për përfaqësuesin e parë të akuzës. Aleksandër Plepi, prokuror në Prokurorinë e Tiranës, është vënë nën akuzë për abuzime me pronat. Nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” do të qëndrojnë dhe katër punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tokat në bregdet. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit, sipas të cilave, mësohet se gjithçka është realizuar në kuadër të operacionit të koduar “Toka e spostuar”. Zyrtarët e dyshuar akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Abuzimet
Tjetërsimi i tokave në Golem të Kavajës ka vënë nën hetim katër persona dhe gjithashtu Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur dje, se Seksioni kundër Korrupsionit pranë Drejtorisë së Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë kundër Krimit Financiar, kanë kryer ekzekutimin e vendimeve penale të Gjykatës së Tiranës, me numër 149, 150, 151, për caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, për Gjergji Hyso, 53 vjeç, Ali Aliaj, 58 vjeç, Petrit Kullolli, 53 vjeç, Fatos Gjuzi, 45 vjeç. Sipas burimeve të policisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar në mënyrë të kundërligjshme, një sipërfaqe toke në zonën e Golemit, Kavajë. Hetimet ndaj tyre janë kryer në kuadër të procedimit penal të vitit 2008, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, “falsifikim i dokumenteve nga personat që kanë për detyrë lëshimin e tyre” dhe “mashtrimit me pasoja të rënda, mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.
Gjithshtu, mësohet se Drejtoria e Krimit Ekonomik ka përfunduar me sukses operacionin policor të koduar “Ndërmjetësimi”, ku janë ekzekutuar masat e sigurimit “arrest në shtëpi” për Aleksandër Plepin, 35 vjeç, me arsim të lartë, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Arben Velikon, 42 vjeç, lindur e banues në Vlorë, dhe Panajot Dhiamandin, 33 vjeç, lindur e banues në Vlorë. Sipas policisë, mësohet se të dyshuarit kanë luajtur rolin e ndërmjetësit mes përfituesve të pronave dhe punonjësve të zyrës së regjistrimit të tyre. Ndalimi i tyre është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Hetimet
Drejtoria kundër Krimit Financiar ka nisur hetimet në lidhje me abuzimet me pronat në bregdet pas denoncimeve të bëra nga banorë të zonës. Burimet pohojnë se personat denoncues pretendojnë se u është tjetërsuar prona. Menjëherë pas administrimit të denoncimeve, grupi i hetimit ka nisur verifikimet dhe më pas ka vënë nën akuzë të dyshuarit.
Operacioni “Toka e spostuar”
1. Gjergji Pirro Hyso, 53 vjeç, avokat
2. Ali Rustem Aliaj, 58 vjeç, punonjës i zyrës vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave
3. Petrit Kasëm Kullolli, 53 vjeç, punonjës i zyrës rajonale të kthimit dhe kompensimit të pronave Tiranë dhe
4. Fatos Xhevdet Gjuzi, 45 vjeç, shef i zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Kavajë, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë.
Operacioni “Ndërmjetësimi”
1. Aleksandër Plepi, 35 vjeç, me arsim të lartë, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2. Arben Veliko, 42 vjeç, lindur e banues në Vlorë.
3. Panajot Dhiamandi, 33 vjeç, lindur e banues në Vlorë.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009