Zbulohet rrjeti i hajdutëve të makinave, tre në qeli
Autori i Lajmit: Red.
Zbulohet rrjeti i vjedhjes së makinave dhe pika e çmontimit e ndryshimit të shasive të mjeteve të vjedhura. Policia e Tiranës ka zbuluar një organizatë të vjedhjeve të makinave, që më pas çmontoheshin në një servis. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur dje, se janë gjetur dhe 31 makina të llojit “Benz”, që janë marrë për verifikime. Shefi i Seksionit të Kontrollit të Territorit dhe Patrullës së Përgjithshme në Tiranë tha dje se, duke vlerësuar si përparësi rritjen në maksimum të Sigurisë Publike dhe goditjen e individëve e grupeve kriminale që kryejnë krime kundër personit dhe pasurisë, gjatë këtij viti ka intensifikuar punën e saj, ku brenda këtij muaji, janë evidentuar dhe goditur mbi 100 autorë dhe 4 grupe kriminale, të cilët kanë kryer vepra penale kundër pasurisë, si vjedhje banese, vjedhje makine, vjedhje me armë etj. Kështu, gjatë mbrëmjes së të martës, Seksioni kundër Vjedhjes së Automjeteve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë numër 3, Tiranë, mundësuan zhvillimin me sukses të operacionit të koduar “Anteo”, duke vendosur në pranga Bukat Ymerin, 42 vjeç, lindur dhe banues në Kurbin; Arjan Zefin, 20 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Laç dhe Urim Jellën, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, arrestimi i tyre u krye pasi këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit numër 3, duke tentuar të vjedhin një automjet tip “Benz”, në rrugën “Mine Peza”. Këta persona dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur dhe automjetin tip “Benz” 240 në shkurt 2009, në rrugën “Ali Demi” Tiranë. Policia bëri të ditur se nga puna operative dhe procedurale, është bërë e mundur gjetja e mjetit “Benz” 240, në Fushë- Milot, në servisin e Bukat Ymerit. Pas kontrollit të ushtruar në këtë servis, u konstatuan dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale për verifikime të mëtejshme, 31 mjete të markës “Benz”, pa dokumente përkatëse, të cilave u ishin ndryshuar numrat e shasisë. Ndërkohë, nga strukturat e hetimit të krimit, vazhdon dokumentimi i aktivitetit kriminal, si dhe i lidhjeve shoqërore të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vjedhjes”.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009