E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët pro shqyrtimit të ligjit nga Komisioni i Venecias

Autori i Lajmit: Red.
Socialistët kanë deklaruar se raportuesit e KE-së janë larguar të shqetësuar për ligjin e lustracionit për disa arsye, që kanë të bëjnë me mosmarrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias, dhe presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese. PS ka hedhur akuza kundër kryeministrit Berisha duke theksuar se nuk u tregua aspak bashkëpunues me raporterët e Këshillit të Evropës. Përmes një deklarate për mediat, deputeti socialist Kastriot Islami deklaroi se raporti që do të paraqitet nga raportuesit e Këshillit të Evropës do të jetë shuplaka e radhës ndaj qeverisë. Ndër të tjera, Islami ka folur edhe një herë për qëndrimin e Partisë Socialiste në lidhje me ligjin për hapjen e dosjeve, duke e konsideruar një ligj të miratuar vetëm nga mazhoranca, me synimin kryesor paralizimin e sistemit të drejtësisë. “Dihet tanimë qëndrimi i PS: Ky ligj është miratuar në mënyrë të njëanshme vetëm nga mazhoranca, shkel Kushtetutën në më shumë se 28 raste, është i pazbatueshëm. Ky ligj ka për synim të dëmtojë apo të paralizojë Gjykatën Kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë”, - ka thënë Islami për gazetarët. Partia Socialiste ka theksuar se raportuesit e KE janë larguar të shqetësuar për ligjin e lustracionit për disa arsye, që kanë të bëjnë me mosmarrjen e një opinioni nga Komosioni i Venecias, dhe presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese. PS ka kërkuar pezullimin e zbatimittë ligjit të dosjeve, t i lihet Gjykatës Kushtetuese marrja e një vendimi për pezullimin e zbatimit dhe më tej të ftohet Komisioni i Venecias për të gjykuar përmbajtjen dhe përputhshmërinë e tij me Kushtetutën e Shqipërisë dhe parimet e KE.

Ky lajm është publikuar: 12/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›